Kupa e Amerikës/ Ngec Uruguaji, barazon me Japoninë

Kupa e Amerikës/ Ngec Uruguaji, barazon me Japoninë

Uruguaj ngec në ndeshjen e dytë të Kupës së Amerikës.

Pas fitores bindëse në debutim ndaj Ekuadorit la Celeste nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 ndaj Japonisë madje janë djemtë e Oscar Tabarez ata që duhet të rekuperojnë avantazhin japonez.

Miyoshi kaloi Japoninë në avantazh në minutën e 25-të ndërsa për Uruguajin barazoi që në pjesën e parë Luis Suarez me penallti. Kur kishe kaluar një orë lojë Miyoshi tund sërish rrjetën dhe rikthen aziatikët në avantazh por qendërmbrojtësi Gimenez barazoi me kokë në minutën e 66-të.

Me 4 pikë Uruguaj kryeson grupin C në pritje të ndeshjes tjetër Ekuador-KIli./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Gramsh të Elbasanit, makina bie nga 5 metra lartësi! Drejtuesi i mjetit drejt Traumës

Aksident në Gramsh të Elbasanit, makina bie nga 5 metra lartësi! Drejtuesi i mjetit drejt Traumës