Lillehammer, Norvegji - Paraditen e kësaj të mërkure në pistën e Lillehammer u mbyll lëshimi i parë i disiplinës së Slalomit Gjigant, i vlefshëm për Kupën e Botës për Skitë Alpine.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, e mbylli lëshimin e parë në vendin e 11-të me kohën 1 minutë, 09 sekonda e 18 të qindtat. Me këtë rezultat italo-shqiptarja është larg zonës së medaljeve dhe shpreson një vend në 'top 10'.
Kohën më të mirë në garën e vajzave e vendosi Valerie Grenier, me 1 minutë, 07 sekonda e 90 të qindtat. Pas saj Sara Hector dhe Emma Aicher. Lëshimi i dytë fillon këtë mesditë në orën 12:30.
Dje në Slalom, Colturi zuri vendin e 16-të dhe u shpall sportistja më e mirë e moshës deri në 21 vjeç. Në renditjen e përgjithshme në Slalom është në vendin e 13-të, kurse në Slalomin Gjigant në vendin e 15-të.
Lajmi në përditësim...
Renditja pas lëshimit të parë
Komente









