Tre të plagosur me armë zjarri në Romë përpara se të luhej finalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Fiorentinës në një ditë të shënjuar nga incidentet dhe kaosi. Një tifoz ultras i Romës, Daniele De Santis i mbetur edhe ai i plagosur akuzohet se ka hapur zjarr ndaj një grupi tifozësh të Napolit. Ai është arrestuar nga policia me akuzën e tentativës së vrasjes.
Të shtënat me pistoletë kanë ndodhur dje pasdite në afërsi të stadiumit Olimpico ku u luajt finalja e Kupës së Italisë ndërsa një prej tifozëve të plagosur është në gjëndje kritike. Numri i të plagosurve në total arriti në 10 tifozë.
Roma u pushtua nga mijëra tifozë të mbërritur nga Napoli dhe Firenze. Në stadium ishte edhe Kryeministri Matteo Renzi ndërsa Presidenti i Senatit Pietro Grasso me të mbërritur në stadium ka thënë se një ndeshje futbolli nuk mund të shndërrohet në një luftë mes bandash dhe me episode dhune. Ndeshja filloi me 45 minuta vonese dhe një ultras napoletan mori pjesë në negociata duke dhënë edhe OK për t’u luajtur.
Në një klimë surreal në stadiumin “Olimpico” Napoli e fitoi finale ndaj Fiorentinës në shifrat 3-1 duke fituar edhe Kupën e Italisë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com