Kupa e Italisë/ Kualifikohen Genoa dhe Torino, në turin tjetër ‘granada’ përballet me Milanin! Sonte në fushë Bayern e Dortmund

Kupa e Italisë/ Kualifikohen Genoa dhe Torino, në turin tjetër ‘granada’ përballet me Milanin! Sonte në fushë Bayern e Dortmund

Futbollistët e Torinos duke festuar njërin prej golave

Genoa dhe Torino janë kualifikuar në fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Genoa mundi 1-0 Spal dhe në turin e ardhshëm, me ndeshjet që do luhen në janar, do të përballet me Romën.

Kualifikimin me ‘poker’ golash e siguroi Torino që mundi në shtëpinë e saj Cittadella 4-0. Për skuadrën nga Seria A ishte gjithçka e thjeshtë dhe golat mbajnë firmën e Radonjic, Pellegri, Shurs e Zima. Në fazën e 1/8 në Kupën e Italisë Torino do të ketë përballë Milanin.

Përveçse në Itali ndeshje kupe janë luajtur edhe në Gjermani. Leipzig mundi pastër 4-0 Hamburgun dhe avancon në turin e radhës. Dygolësh shënoi Poulsen në sfidën e vlefshme për turin e dytë.  Avancuan në turin e tretë të Kupës së Gjermanisë edhe Frankfurt e Volfsburg. Hofenhaim mundi 5-1 Shalke 04 ndërsa supriza e madhe erdhi nga Darmshtad që eliminoi Borissia Gladbah. Sot zbret në fushë Bayerni që luan ndaj Augsburg e Dortmundi që udhëton në Hanover.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale