Emiliano Cela është heroi i finales së Kupës së Shqipërisë, pasi me golin e shënuar në minutën e 119' ka shkruar emrin e tij dhe të Laçit në librin e artë të fituesve të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.

Ndeshja ka qenë e mbushur plot me emocione dhe spektakël nga të dy ekipet që arrinin për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Koha e rregullt e ndeshjes ka përfunduar në barazim pa gola,

po ashtu edhe pjesa e parë e shtesës së parë, ndërsa në shtesën e dytë të ndeshjes, kur të dy ekipet po shkonin drejt penalltive, Emiliano Cela përfiton nga një rrëmujë në zonën e Bylislit pas një krosimi të Vucajt duke dërguar topin në rrjetë dhe ngritur gjysmën e stadiumit në peshë.

Kështu Laci shkruan emrin në librin e artë të fituesve të trofeut të Kupës së Shqipërisë ,por edhe të të vetmit trofe të fituar në historinë e klubit. Pas këtij triumfi Laci do të përfitojë 200 milionë lekë.




d.b/shqiptarja.com