Kupa e Shqipërisë rihap plagët
e vjetra, Flamurtari - Skënderbeu
Kupa e Shqipërisë ka mësuar çiftet gjysmëfinaliste. Shorti ka vendosur që Flamurtari të ndeshjet me Skënderbeun, ndërsa Kukësi me Teutën.
Kupa e Shqipërisë ka mësuar çiftet gjysmëfinaliste. Shorti ka vendosur që Flamurtari të ndeshjet me Skënderbeun, ndërsa Kukësi me Teutën. Shorti mund të duket i lehtë për Kukësin, ndërsa në ndeshjen tjetër vështirë të parashikosh rezultatin, aq më tepër që atmosfera mes dy ekipeve është tejet e ndezur dhe motivimi do të jetë i madh. Theksojmë që para pak kohësh Presidenti i Skënderbeut, Takaj u godit në Vlorë dhe Flamurtarit iu hoqën tre pikë duke qenë një plagë e hapur mes dy kampeve. Ndeshjet e para do të luhen më datë 26.03.2014 në Kukës, Kukësi-Teuta dhe në Vlorë Flamurtari-Skënderbeu. Ndërsa takimet e kthimit më 09.04.2014.
Flamurtari-SkënderbeuTrajneri i Flamurtarit, Nesti Gjoka: Të dyja gjysmëfinalet e Kupës janë finale të parakohshme. Nuk mund të them se Kukësi apo Teuta janë më të dobët apo më të fortë se Skënderbeu, të tre kundërshtarët janë të vështirë. Përplasjen me Skënderbeun e shoh si të gjitha ndeshjet e tjera. Mbërritja në finale do të ishte sukses i madh për ne, pasi këtë edicion nuk ishte në fushë një Flamurtar me lojtarë milioner, por me paga normale dhe me një shpirt të madh gare”.
Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa: Nuk kisha ndonjë preferencë për shortin, e vlerësoj maksimalisht Flamurtarin, pasi ka një kontingjent futbollistësh që e përballojnë mirë një ndeshje të tillë gjysmëfinale. Nuk mendoj që përballja do të krijojë tensione, shpresoj që si në Korçë, por edhe në Vlorë të zhvillohen dy ndeshje ‘Fair Play’ dhe në fund të fitojë më i miri. Por, akoma nuk mendoj për Kupën, pasi nuk e kemi fituar kampionatin prandaj duhet të bëjmë kujdes deri në fund”.
Kukësi-TeutaTrajneri i Kukësit, Sulejman Starova: Nuk mendoj se jemi favorizuar nga shorti i Kupës, pasi edhe Teuta besoj se është në të njëjtën lartësi me Skënderbeun dhe Flamurtarin. Ndeshja do të jetë mjaft e vështirë, duhet të jemi mjaft të kujdesshëm për të kaluar në finale. Përforcimi me Bakajn mendoj që do të na e lehtësojnë akoma më shumë punën për të arritur objektivat këtë edicion”.
Trajneri i Teutës, Ilir Biturku: Synimi i Teutës këtë edicion është pjesëmarrja në Kupat e Evropës dhe për të qenë i sinqertë mendon se rruga për të arritur qëllimin është më e lehtë nga Kupa. Do të japim maksimumin në dy ndeshjet me Kukësin për të kaluar në finale. Ardhja e Bakajt do të jetë një motivim akoma më i madh për ne në fushë për të dhënë 100% të forcës sonë”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2266
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12