Janë zhvilluar sot pjesa e mbetur e ndeshjeve të kthimit për turin e parë në Kupën e Shqipërisë, ku bie në sy se të gjithë skuadrat e Superligës janë kualifikuar për më tej.

Në Grupin A Tirana pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë ka eliminuar me ‘poker’ Shumbinin në sfidën e zhvilluar në Selman Stërmasi. Për bardheblutë që vinin pas humbjes në derbi Karabeci, Muçi, Çelhaka dhe Kobina.

Bie në sy kualifikimi i Flamurtarit që në Vlorë ndaj Veleçikut ka marrë fitoren e parë të sezonit. Këtë e ka bërë me shifrat 5-0, duke bërë të pavlefshme fitoren e Veleçikut në ndeshjen e parë me shifrat 3-2.

Me goleadë për më tej është kualifikuar edhe Teuta, që në Durrës ka shkatërruar 6-2 Tërbunin, ndërsa rezultati i përgjithshëm pas dy takimeve është 8-2. Një biletë për në fazën tjetër ka siguruar edhe Kastrioti që ka përmbysur humbjen 1-2 kundër Ilirisë në ndeshjen e parë, duke fituar minimalisht 1-0 në sfidën e kthimit.

Skuadrat e tjera të kualifikuara në grupin A janë edhe Vllaznia me Besëlidhjen, ndërsa Dinamo e ka mbyllur këtu aventurën në Kupë pasi ka humbur edhe përballjen e dytë ndaj Erzenit.

Në Grupin B më shumë përshtypje bëri humbja e Skënderbeut me shifrat 0-2 përballë Devollit, por 8 herë kampionët e Shqipërisë gjithsesi janë kualifikuar për me tej falë fitores 1-4 në ndeshjen e parë.

Më poshtë të gjithë rezultatet e ditës së sotme në Kupë

Grupi B

 

Skënderbeu*-Devolli 0-2 (4-1)
(Rrapo 35′, Kristian 85′)

Laçi*- Elbasani 3-0 (0-0)
(Fangaj 18′, Maiçi 36′, 50′, Berisha 47′)

Bylis*- Pogradeci 1-2 (4-0)
(Bajramaj 75’/ Olli 24′, Dervishi 45′)

Besa*-Egnatia 2-0 (1-0)
(Hoxha 16′, Cara 45′)

Orikumi-Lushnja* 0-2 (1-2)
(Allkanjari 17′, Mezini 40′)

Apolonia*-Kamza (3-0 në tavolinë)

Ndeshjet e ditës djeshme:

Kukësi* Shkumbini 6-0

Luftëtari*-Turbina 2-1

Grupi A

FT | Teuta*-Tërbuni 6-2 (2-0)

GOLAT: L.Vila 9′, 53′, Kapllani 12′, Kalari 58′, Kalaja 67′, Nikaç 84’/ Isaraj 29′, Veriu 50′

FT | Flamurtari*-Veleçiku 5-0 (2-3)

GOLAT: Sukaj 57′, 60′, Ribaj 67′, K.Nebihi 80′, Nika 82′  / 

FT | Tirana*-Shënkolli 4-0 (0-0)

GOLAT: Karabeci 29′, Muçi 36′, Çelhaka 41′, Kobina 86′  / 

FT | Kastrioti*-Iliria 1-0 (1-2)

GOLAT: Basha 41′ / 

FT | Vllaznia*-Burreli 2-0 (1-0)

GOLAT: Uenderson 22′, Emerson 25′ / 

FT | Dinamo-Erzeni* 0-1 (0-3)

GOLAT:  / Rezi 67′ 

FT | Besëlidhja*-Korabi 1-0 (1-2)

GOLAT: Gjorgjeviç pen. 64′ / 

DJE | Partizani*-Vora 1-0 (3-0)