Kupa e Shqipërisë/ Fagu debuton me barazim, Teuta 0-0 Tirana! Partizani fiton 0-1 në Kukës (VIDEO)

Kupa e Shqipërisë është në fazën çerekfinale, teksa këtë të martë u zhvilluan dy ndeshjet e para. Me fillim në 13:30, Partizani fitoi 0-1 në Kukës. Në 17:00 në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta vendase barazoi 0-0 me Tiranën.

Në stadiumin e Kukësit, vendasit humbën 0-1 me Partizanin. Ndeshja e parë çerekfinale në Kupën e Shqiperisë foli për "Demat", që ia bënë të hidhur debutimin në stolin e verilindorëve Bledar Devollit. Në 20 minutat e para të duelit, Partizani mori një goditje të madhe pas dëmtimit të Skukës dhe zëvendësimit të tij me Alfred Mensah. Goli i vetëm i përballjes u shënua nga Gjelbrim Taipi në të 43 minutë, me një aksion të rrjedhshëm. Kështu, të kuqtë e Orges Shehit marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë dhe në 5 mars presin verilindorët në Tiranë me fitore, edhe pse minimale.

Në "Niko Dovana", Teuta dhe Tirana barazuan 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale dhe kalimin për më tej do e mësojnë në përballjen e kthimit në kryeqytet, më 5 mars. Trajneri i ri i bardhebluve, Erbim Fagu debutoi kështu me barazim, teksa 36-vjeçari u zyrtarizua paraditen e kësaj të marte në stolin e 26-herë kampionëve të vendit.

Nesër në 13:30 luhen dy ndeshjet e radhës në Kupë. Vllaznia përballet me Erzenin në Rrogozhinë, ndërsa Laçi pret Egnatian.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:

Ndeshjet e para

E martë:

13:30 Kukësi 0-1 Partizani

17:00 Teuta 0-0 Tirana

E mërkurë, 13:30

Erzeni - Vllaznia

Laçi - Egnatia

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Debutoi me barazim, Erbim Fagu: Tirana kap katërshen për titullin kampion


Teuta dhe Tirana barazuan 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në duelin e "Niko Dovanas" debutoi në stolin e bardhebluve edhe Erbim Fagu. Trajneri që u prezantua vetëm pak orë më parë është optimist se bardhebutë mund të fitojnë titullin kampion.

 "Ishte dita e parë. Nuk është se e kisha stërvitur ekipin. Unë do të ndiqja linjën që skuadra ka pasur. Kisha dy mungesa si Latifin dhe Deliun. Unë jam optimist. E kam ndjekur kampionatin shqiptar. Kontigjenti aty është. Lojtarët kanë shumë cilësi. I kemi mundësitë që me grupin aktual të arrijmë objektivat që ne kemi. Kam shumë besim që me këtë grup lojtarësh do të arrijmë në katërshen e parë dhe të synojmë titullin kampion. Nuk pashë ngarkesë psikologjike nga lojtarët. Të gjithë ishin shumë të qetë dhe në harmoni. Nuk ishte lodhje psikologjike, më shumë ishte lodhje fizike", tha trajneri i Tiranës, Fagu.

Ora 17:08
FOTOLAJM/ E shkarkuan nga posti i trajnerit, Julian Ahmataj ndjek Tiranën në 'Niko Dovana'


DURRËS - Dje paradite foli për mediet dhe tha se ekipi ishte gati për përballjen e Kupës me Teutën, ndërsa pasdite lajmet për shkarkimin e Julian Ahmataj nga Tirana vërshuan.

Paraditen e sotme, Ahmataj zyrtarisht u shkarkua nga Tirana dhe vendin e tij e zuri Erbim Fagu. Paçka largimit, kjo nuk e ka stepur Julian Ahmatajn që ta ndjekë nga stadiumi "Niko Dovana" ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës.

Ora 16:20
Formacionet/ Gjashtë orë nga prezantimi, Erbim Fagu ndryshon Tiranën! Martini bën rrotacion


Përpara gjashtë orësh u prezantua si trajner i Tiranës, teksa në orën 17:00 do debutojë në stolin e bardhebluve në transfertën kundër Teutës, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Erbim Fagu tanimë ka bërë edhe vendosjen e parë në fushë si trajner i Tiranës, duke futur në portë Kozin dhe në sulm të riun tjetër, Nikqi. Edhe Edi Martini ka bërë disa lëvizje te Teuta.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Vata, Jazxhi, Gjini, Gjinollari, Arifi, Beqja, Kruja, Peposhi, Lloci, Çyrbja, Daci Trajner: Edi Martini

Tirana: Kozi, Mici, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Haxhiu, Jonuzi, Lushkja, Abazaj, Nikqi Trajner: Erbim Fagu

Ora 15:54
Fitorja minimale në Kupë, Orges Shehi: Fusha s'na la të luanim, lutemi që Skuka mos ketë tërheqje

1708440928_1705776336orgesshehipartizani.jpg
Partizani fitoi 0-1 në Kukës për çerekfinalen e parë në Kupën e Shqipërisë. Goli i ish-kapitenit të verilindorëve, Gjelbrim Taipi, i dha suksesin "Demave" që në 5 mars në ndeshjen e kthimit shkojnë në avantazhin minimal.

Pas ndeshjes për MCN trajneri i të kuqve, Orges Shehi tha se fusha nuk i la të bënin një lojë më të mirë. Frikë për Skukën, me Partizanin që dyshon se sulmuesi që luajti vetëm 20 minutat e para të kësaj përballje mund të ketë bërë tërheqje muskulore.

"E kishim vlerësuar shumë këtë ndeshje. Na penalizoi shumë edhe fusha për të luajtur siç donim, ishte e rënduar, për këtë arsye kishte më shumë tranzicion apo krosime. Ishim shumë të kujdesshëm edhe në mbrojtje, jam i kënaqur me performancën që dhanë lojtarët e rinj.

Ne kemi nxjerrë një mësim që pësonim gola në tranzicion. Patjetër që kishim raste për ta mbyllur ndeshjen, por jo çdo rast bëhet gol. Duhet të mbajmë fort urinë dhe dëshirën që ne kemi tani. Skuka? Informacioni i parë është që ka kontraktim, urojmë shumë të jetë kështu. Lutemi që të mos ketë pësuar tërheqje", tha Orges Shehi.

Ora 15:40
VIDEO/ Partizani fiton 0-1 në Kukës për Kupën e Shqipërisë, dëmtohet Skuka! Devolli debuton me humbje

Në stadiumin e Kukësit, vendasit humbën 0-1 me Partizanin. Ndeshja e parë çerekfinale në Kupën e Shqiperisë foli për "Demat", që ia bënë të hidhur debutimin në stolin e verilindorëve Bledar Devollit. Në 20 minutat e para të duelit, Partizani mori një goditje të madhe pas dëmtimit të Skukës dhe zëvendësimit të tij me Alfred Mensah. Goli i vetëm i përballjes u shënua nga një ish si Gjelbrim Taipi në të 43 minutë, me një aksion të rrjedhshëm. Kështu, të kuqtë e Orges Shehit marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë dhe në 5 mars presin verilindorët në Tiranë me fitore, edhe pse minimale.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave