Arselon Ahmeti 19 vjeç, Ylber Vata 18 vjeç dhe Zini Duraku 28 vjeç janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme pasi menjëherë pas ndeshjes kanë dhunuar tifozët e Flamurtarit të Vlorës dhe kanë kundërshtuar e qëlluar edhe ndaj forcave të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Kundërshtim të punonjësve të policisë ”. “Goditje për shkak të detyrës”dhe “Prishje te rendit dhe sigurisë Publike”, nenet 236, 237 dhe 274 të Kodit Penal.
TË ARRESTUARIT
Arselon Petrit Ahmeti 19 vjeç, banues në Tiranë
Ylber Qemal Vata 18 vjeç, banues Valias i ri Rr Jon Kamëz , i dënuar me pare për vjedhje.
Zini Xhevat Duraku 28 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, me arsim 8-klasë
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)