Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në Kukës dhe në Vlorë. Teuta ka humbur në transfertë ndeshjen e parë me rezultatin 3-2 përballë ekipit të Kukësit, ndërsa në Vlorë ndeshja mes Flamurtarit dhe Skënderbeut është mbyllur në barazim pa gola duke shtyrë gjithcka për në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Korçë.

Sfida në verilindje ka dhuruar plot 5 gola, ku në fund të besuarit e Starovës kanë arritur të fitojnë me jnë rezultat të ngushtë 3-2 edhe pse kishin mundësi që të shënonin më shumë. Kukësi e ka nisur mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 4 me Izuçukun pas një gabimi të mbrojtjes mike që e harrojnë në zonë, por ‘Djemtë e Detit’ nuk dorëzohen duke barazuar 4 minuta më pas me Ahmatajn pas një goditje dënimi.

Me rezultatin 1-1 mbyllet pjesa e parë, në fraksionin e dytë sulmuesi Hysa kalon vendasit në avantazh për t’u pasuar nga Cikalleshi që trefishon shifrat 7 minuta nga fundi. Por në minutat e fundit të ndeshjes, Teuta shënon me Jakupin duke ngushtuar shifrat dhe rihapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Durrës.

Ndeshja e Vlorës ashtu sikur pritej është zhvilluar me një ritëm të lartë nga të dy ekipet, ku motivimi për hakmarrje nga të dy kampet ishte më i madh se lufta për të siguruar kalimin në finale. Flamurtari ndryshe nga ndeshjet e fundit në kampionat ka zhvilluar jnë sfidë më të mirë, ç’ka reflektonte edhe objektivin për të shpëtuar edicionin.

Sfida ka nisur me një rast të mirë për Skënderbeun për të shënuar me kapitenin Shkëmbi me një gjujatje të lirë pranë zonës, por që kalon ngjitur me tranversën. Flamurtari kundërpërgjigjet me Alibaliajn dhe Gilman Likën, por mbrojtja kampione nuk lejoi prekjen e rrjetës. Rastet ishin të shumta nga të palët edhe në pjesën e dytë, megjithatë ndeshja përfundoi në barazim dhe fituesi i vetëm ishte tifozeria në shkallët e stadiumit.

d.b/shqiptarja.com