TIRANE - Të afërm, shok dhe koleg të kapiten Feti Voglit në mesin e të cilëve dhe shoku i tij i misionit Aleksandër Peçi ishin sot të pranishëm në përkujtim të dëshmorit të Atdheut në ceremoninë e finales së minifutbollit në mesin e komunave të Tiranës.

Ekipit të Farkës që u shpall dhe fitues i këtij kampionati, kupën “Feti Vogli” ia dorëzoi Kreu i Shtabit të Forcave të Armatosura Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi.

Kjo veprimtari u organizua nga komunat e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, për nder dhe në përkujtim të Kapiten Feti Voglit, i cili humbi jetën në shkurt të këtij viti gjatë misionit paqeruajtës në Afganistan.

(eç/shqiptarja.com)