Përfundojnë ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë me disa rezultate surprizë.
Kështu ekipi fitues i kompeticionit, Tirana ka humbur me rezultatin e thellë 4-0 në transfertën e Kukësit.

Tirana nuk arriti të ngrihej në nivelin mesatar duke pësuar katër gola, respektivisht dy nga Popovic dhe dy nga Allmuca.

Kjo ishte një fitore historike për Kukësin e sapo ngjitur në Super Ligë.

Ndërsa Flamurtari ka arritur të marrë hak pas humbjes në kampionat duke fituar në kupë me BEsën me rezultatin minimal 0-1 me gol të Memellit.

Vllaznia ka humbur në Peqin 1-0, golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Endri Magani.

Skënderbeu ka fituar me vëhstirësi në Kamëz përballë vendasve me rezultatin 0-1. Kame ka shpëtuar miqtë nga barazimi në minutën e 38' të pjesës së parë.

Grupi A, Kamza-Skënderbeu 0-1, golat: Kame 38′

Grupi A, Kukësi-Tirana 4-0, golat: Popovic 25′, 60′, Allmuca 86′, 88′

Grupi A, Apolonia-Kastrioti 1-2, golat: Ribaj 90′ Karapici 4′, Fataki 40′

Grupi A, Shkumbini-Vllaznia 1-0, golat: E.Magani 77′

Grupi B, Lushnja-Teuta ka përfunduar në barazim 0-0

Grupi B, Besa-Flamurtari 0-1, golat: Memelli 18′

Grupi B, Luftëtari-Bylisi 2-1, golat: Nora 86′, 90+2′, Izucuku 85′

Grupi B,Tomori-Laçi ka përfunduar në barazim 0-0

(d.b/shqiptarja.com)