Kanë përfunduar ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjeve të para ekipet udhëtuese janë shumë pranë kualifikimit, pasi kanë arritur që të sigurojnë rezultate mjaft pozitive dhe ndeshjet e kthimit pritet që vulosin edhe kualifikimin e tyre. Kështu përveç ekipit të Flamurtarit, tre ekipet e tjera që luajtën në transfertë siguruan fitore.
Në grupin A, Lushnja ka marrë një tjetër goditje të fortë përballë ekipit të Teutës që e mundi përsëri me një rezultat të thellë 2-4, teksa në kampionat para pak ditësh e mundi akoma më thellë.
Shënues: Canka 44′, 85′ / Cyrbja 47′, 84′, Osmani 60′, Da Silva 90+2′. Ndeshja e kthimit pritet që të jetë thejshtë formalitet për ekipin e Sorrentinos. Sfida tjetër e grupit u zhvillua në Laç mes vendasve dhe Skënderbeut.
Kampionët e kampionatit mundën fituesit e Kupës me rezultatin minimal 0-1 me golin e shënuar nga Pejic në të 84. Në grupin B, Starova e ka nisur mbarë me Kukësin duke mundur ‘macen e zezë’ Bylisin në Ballsh 1-2 me shumë vështirësi, pasi vendasit luajtën mjaft mirë.
Atë që nuk e bëri në shtëpi, Cikalleshi e realizoi në tranasfertë duke shënuar dy herë, ndërsa për ekipin e Egbosë shënoi Meto. Ndeshja më delikate dhe që prodhoi shumë polemika u zhvillua në Shkodër mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. Sfida përfundoi në barazim të bardhë pa gola, por Vllaznisë iu mohua fitorja nga arbitri në minutën e 3 shtesë.
Busic arrin që të shënojë në minutën e fundit, por arbitri anësor e anulon golin duke e cilësuar si në pozicion jashtë loje sulmuesin shkodran. Por pamjet nuk i japin të drejtë arbitrit duke sjellë më pas edhe kontestimet e vendasve, të cilët nëse goli nuk do të anulohej do të ishin shumë pranë kualifikimit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com