VIDEO/ “Kuqezinjtë s’do e kenë problem kualifikimin”, Telushi për Report TV: Kjo Kombëtare s’i trembet askujt

Të premten në orën 18:00 Kombëtarja luan kundër Moldavisë për kualifikueset e Europianit, një ndeshja që mund të futet në histori, pasi kuqezinjtë mund të kualifikohen zyrtarisht për në Euro 2024. Mirëpo përballë do kenë një kundërshtar më të lehtë në letër, por që vitet e fundit është forcuar shumë dhe në këto kualifikuese ka mundur edhe Poloninë. Madje humbjen e vetme Moldavia e ka kundër Shqipërisë. Megjithatë për Bruno Telushin, futbollistin i cili ka luajtur me kombëtaren pikërisht kundër Moldavisë, kuqezinjtë do e marrin kualifikimin pa problem.

“Një Moldavi ndryshe, më e fortë, por po të shohim kombëtaren tonë është në një formë top. Është kombëtare shumë e fortë. Djemtë janë në maksimumin e tyre dhe nuk do e kenë fare problem,"-u shpreh Bruno Telushi, futbollist..

Sipas Bruno Telushit ky ekip kombëtar mund ti bëjë ballë kujtdo.

“Më para nëqoftëse luaje me një kombëtare të fortë nuk besonte njeri. Përshembull luaje me Poloninë dhe besoje pak që do fitoje. Me këtë kombëtare që kemi tani kushdo që të jetë kundërshtar beson fort, 100% sepse duket ajo që djemtë po bëjnë. Edhe në Gjermani besoj se do jetë një histori shumë e mirë. Madje shumë herë më e mirë se në 2016,”-Bruno Telushi, futbollist i kombëtares.

Moldavi-Shqipëri është ndeshja e 7 në grupin kualifikues për Shqipërinë, ndërsa tre ditë më pas në Tiranë të besuarit e Sylvinho-s do luajnë kundër Ishujve Faroe.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën