Rep-pop/ Kur arti dhe bukuria bëhen bashkë! Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti dhe Matilda Makoçi, aktoret më të hijshme të kinematografisë sonë

Shumë vite larg...edhe përse në realitetin bardhezi e bukura ishte e bukur dhe adhurohej njësoj, si sot, si dje si nesër. Nuk ka dyshim që kinematografia shqiptare është në krizë por kulmi i saj dhe  “vala” e aktoreve të bukura në ekran nuk do të harrohen asnjëherë.

Krejtësisht natyrale dhe me pafajësinë e moshës së re në sytë e patrembur artistik, më poshtë do të kujtojmë vajzat dhe gratë më të bukura të filmave shqiptarë.

Ikona e bukurisë, Rajmonda Bulku është një nga artistet më të njohura të industrisë së filmit në Shqipëri që nuk e ka humbur hijeshinë ndër vite.

Gjithçka ka nisur me “Dimrin e fundit”,  filmin që i hapi aktores së talentuar rrugën për një karrierë të suksesshme. Rajmonda Bulku ka qenë protagoniste në dhjetëra filma, ndërsa është nderuar dhe më shumë çmime gjatë karrierës së saj. Me sytë karakteristik, Elvira Diamanti është një diamant i vërtet i kinematografisë sonë!

Elvira një vajzë akoma në adoleshencë ka prekur për herë të parë skenën e teatrit me “Shi në plazh”

“Shfaqja “Shi në plazh” për mua ka qenë magji, nga fillimi deri në fund.”, ka thënë ajo.

Për interpretimin e paharrueshëm, roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara”

Matilda Makoçi është një nga portretet më interesante të kohës së saj.  Me tiparet zeshkane të bukura dhe talentin, aktorja ka spikatur lehtësisht në mesin e aktoreve të tjera.

Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin "Hije që mbeten pas". efekt

Mësuesja e famshme tek ‘Shoku Ynë Tili’ dhe aktore e shumë filmave të tjerë, Elida Janushi ka dalluar gjithnjë për shikimin tipik dhe mollëzat e qeshura. efekt

Personazhi që e nguli në kujtesën e shqiptarëve aktoren, ishte ai i gruas së Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”.

Në listën e krijuar nga Rep-pop për aktoret më të hijshme të industrisë shqiptare të filmit, nuk mund të mungonte Luiza Xhuvani, e cila fillimisht ka spikatur në “Flutura në kabinën time” me të cilin fitoi Kupën për “Aktoren më të mirë” në Festivalin e vitit 1985.

Aktorja e njohur për bukurinë dhe talentin, ka vijuar suksesin në botën e filmin deri në vitin 2004, ku mori pjesë në “I dashur mik”.

Xhuvani është një ndër aktoret që bëjnë artin shqiptar deri më sot shumë krenar, pasi ajo nuk ka reshtur së dhëni kontributin e saj në skenat e tetarëve të vendit tonë.

Kur bukuria dhe talenti bëhen bashkë, arti nxjerr lot gëzimi...

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 13/02/2022 04:59

    Oh sa keq që nuk lindi një Mikelanxhelo në shekullin 20 që të bënte skulpturën tënde moj e bukura zonja Bulku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve