Sigurisht që është një gjë e pazakontë dhe e padëgjuar, dhe që nuk mund të ndodhte askund tjetër vetëm në Australi.

Shoferi i një makine të detyrohet t’i bjerë borisë, në mënyrë që krokodili ti hapë rrugën.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin, kur një veturë e kuqe e cila po kalonte nëpër një autostradë që ishte vërshuar nga shirat e rrëmbyeshëm u detyrua të ndalet dhe të pret derisa reptili të kalon rrugën.

Ai shihet duke i rënë disa herë borisë, dhe pas disa tentimeve krokodili gjigant vendosë të largohet nga rruga.

Epo shyqyr që ishte shoferi i kujdesshëm, se në të kundërt do të kishte ndodhur ndonjë aksident.