Kur fantazitë seksuale, kthehen në argument politik!

Kur fantazitë seksuale, kthehen në argument politik!

Akuzat me sfond seksual kanë qenë prezente herët në politikën shqiptare dhe kanë pasur si frymëzues Sali Berishën.

Por, ato kanë qenë kryesisht për përdorim të brendshëm dhe si target kryesisht kanë pasur Edi Ramën, i cili edhe i ka “ushqyer” vetë me jetën dhe “bëmat” e tij e tij dashurore në të ri.

Tani drejtuesit kryesorë të LSI-së, kanë kaluar në një tjetër nivel.

Iu janë sulur drejtuesve kryesorë të BE-së dhe PE-së me akuza seksuale, pse ata nuk i mbështesin në marrëzinë e tyre!

Knut Fleckenstein i thonë se në Shqipëri ia “shtrojnë” me femra të reja për të kënaqur orekset e tij seksuale, ndërsa Federica Mogherinit, se puthet e leçitet me kryeministrin Edi Rama.

Argumenteve politike, tani ia kanë lënë vendin fantazitë seksuale.

Se të thuash të drejtën, Monika Kryemadhi nuk ka çfarë argumenti politik të përdorë, kur i thonë që djegia e mandateve të deputetëve dhe dalja nga sistemi politik, nuk justifikohet në asnjë mënyrë në asnjë vend demokratik dhe se beteja politike bëhet brenda sistemit, jo jashtë tij;

Se në demokraci, gjërat zgjidhen me dialog, dhe jo ultimatume, të iki ky, e të vijë tjetri, se kështu duam ne;

Se në pushtet vihet me votë, jo me pazare (dhe s’ka Ramë që ua vjedh dot, kur të gjithë e dinë që LSI është “nëna” e shit-blerjes së votave);

Se reforma në drejtësi, aq shumë e sulmuar nga PD-LSI dhe po aq e vlerësuar nga ndërkombëtarët, keq apo mirë, ka arritur të nxjerrë nga sistemi dhjetra gjyqtarë të korruptuar, dhe kjo nuk është pak, dhe shpresa është që pas gjyqtarëve, radhën ta kenë politikanët!

Ndaj, në mungesë argumentave politike, përgjigjien ma akuza seksuale, me shpresën se kështu do t’i bëjnë pis në sytë e publikut, a thua se këta perëndimorët qenkan të përvëluar seksualisht, dhe vijnë këtu për të shfryrë epshet e tyre.

Ndoshta edhe mund të ketë ndonjë të vërtetë që ndonjë diplomat perëndimor të jetë i korruptuar, i blerë nga qeveria, madje edhe me favore seksuale në “Eldoradon e seksit”, siç ka qejf ta cilësojë Shqipërinë, Petrit Vasili, por politika bëhet me argumente, jo me banalitete.

Kur s’ke argument politik t’i përgjigjesh SHBA-BE, se kjo që po bën, është e drejtë, gjithë të tjerat janë muhabet kafenesh për ata që shohin telenovela turke te Klani, jo për politikanë që kanë vendosur të shpëtojnë kombin nga “kuçedra” që mban emrin Edi Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë