Një ditë pas tragjedisë së avionit të “Malaysia Airlines” historitë që po tregohen janë nga më tronditesët. Është fati ai që ka vendosur se cila do të jetë finalja e gjithsekujt. 

Sanjid Singh, shoqërues pasagjerësh në “Malaysia Airlines” 41 vjeç, është ngjitur në bordin e fluturimit MH17 vetëm për një rastësi.

Një koleg i tij i ka kërkuar që të ndërrojnë turnet në momentin e fundit dhe ai ka pranuar, i pavetëdijshëm për trajektorin tragjike të udhëtimit të tij. 

Për të njëjtën rastësi absurde, gruaja e tij, dhe ajo stjuardesë në “Malaysia Airlines”, marsin e kaluar, i shpëtoi një tragjedie në ajër, atij kur avioni i fluturimit MH370 u zhduk në qiell sipër Oqeanit Indian, pikërisht duke shkëmbyer turnet me një kolegen e saj. 

Ai vdiq, ajo shpëtoi, por tashmë është në gjendje shock-u.

viktima avioni malajzian

Redaksia Online