Kur festa e gruas të kujton se duhet
të jesh më e përgjegjshme me trupin

Kur festa e gruas të kujton se duhet<br />të jesh më e përgjegjshme me trupin<br>
E ndërsa gratë kanë filluar të mendojnë për gostinë dhe dhuratën për 8 Marsin e rradhës, për t’i dhënë vetes një ditë ndryshe nga e përditshmja e lodhshme,mjekët nefrologë tërheqin vëmëndjen  se ky 8 Mars duhet të jetë edhe një ditë reflektimi për to në lidhje me shëndetin dhe kontrollin e veshkave. Kjo jo vetëm për rastësinë që Dita Botërore e veshkave përkoi këtë vit në të njëjtën ditë me festën e tyre, por edhe për faktin se 8 në 100 shqiptarë vuajnë nga sëmundjet serioze të veshkave, duke shënuar në këto 10 vitet e fundit vetëm trend në rritje të shpejtë.  

Mjekët nefrologë të spitali Hygeia thonë se nëse marrin në konsideratë trendet botërore, vetëm në 10 vitet e fundit, dëmtimet e veshkave apo sëmundjet e veshkave janë rritur me 82% . Në Shqiperi kjo sëmundshmëri ka shkuar 7-8 % . Pra është rritur shumë incidenca e rasteve të reja me prishje të funksionit të veshkave.

Po përse OBSH ka vendosur femrën në lupën e këtij viti?
Jo pa qëllim. Sëmundja Kronike e Veshkave po prek 195 milion femra në mbarë botën, duke u renditur kështu e 8-ta në shkakun e vdekshmërisë së tyre.E ndërsa diabeti dhe hipertensioni mbeten shkaktarët e problemeve në veshka për të dyja gjinitë, disa sëmundje si lupusi dhe infeksionet e veshkave prekin veçanërisht femrat. Dëmtimi i veshkave nga lupusi është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imun i trupit dëmton qelizat dhe organet e veta ndërsa infeksionet në veshka, të qujtura ndryshe pielonefriti akut ose kronik, janë infeksione mjaft të rënda të cilat prekin një ose të dy veshkat, zakonisht prekin femrat dhe risku më i lartë ndodh në shtatëzani.

Mjekët thonë së shkenca ka dështuar në reduktimin e kësaj sëmundshmërie që përveç kostove shumë të larta, po merr përmasa epidemie, ndaj mënyra më e mirë është parandalimi. Përpos këshillave për t’ju rikthyer sa më shpejt zakoneve të shëndetshme në ushqyerje dhe aktivitetit fizik, ata njoftojnë se një mundësi shumë e mirë për një kontroll të veshkave vjen gjatë gjithë kësaj jave në Spitalin Hygeia, nëpërmjet një pakete ku përfshihen 6 analiza kyçe me një çmim të reduktuar, për të nxitur kështu tek femrat, por jo vetëm, vëmëndjen ndaj këtij organi shumë delikat.

veshka
Kush duhet të nxitojë ta bëjë këtë kontroll?

Mjekët thonë se nëse keni një ose më shumë faktorë rreziku, kontrolli nuk duhet neglizhuar në mënyrë absolute. Si faktorë rreziku ata përmëndin presionin e lartë të gjakut, diabetin, historitë  familjare me sëmundje kronike të veshkave, mbipeshën, duhanpirjen dhe moshën mbi të 50-tat. Po ata paralajmërojnë se nëse dikush përjeton simptoma të tilla si: lodhje të pashpjegueshme, humbje të përqëndrimit, irritim të shpeshtë të lëkurës, dhimbje në pjesën anësore të trupit dhe të vjella, shenja këto të heshtura të problemeve në veshka, nuk duhet ta vonojë asnjë ditë më tepër këtë kontroll.

Për mirëfunksionimin e veshkave mjekët këshillojnë konsum të rreth 2litrave ujë në ditë, lëvizje të pasforcuar, ushqime të shëndetshme me mbajtjen larg të kriprave dhe yndyrnave, si dhe kontrollin e shpeshtë të sheqerit në gjak dhe tensionit.

E ndërsa gostitë  dhe dedikimet prekëse për gratë e urta e të durueshme do të bëjnë parakalimin e rradhës në rrjetet sociale këtë 8 Mars, mjekët u kujtojnë atyre se ka ardhur koha për masa reale ndaj shëndetit të tyre për një jetë me cilësore dhe në funksion të vetes.

Departamenti i Nefrologjisë Hygeia

Kontakt: 04 23 90 000

www.hygeia.al

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje