Kur flasim për një grua e me një grua shqiptare

Kur flasim për një grua e me një grua shqiptare

Portreti i Henrietta Moraes nga Francis Bacon

Eshtë një humnerë që në gjithë këto vite nuk po mbushet dot në shoqërinë tonë: respekti për gruan në të gjitha ngjyrat, format, mendimet, cilësitë që ajo shfaq e përfaqëson. Për disa nga ne është e pamundur përballja me të kundërtën; nuk e di se çfarë shkakton në karakterin tonë, por një mendim i kundërt, ndryshe, trasformon edhe më të mësuarin e qyteruarin në një individ që humbet format njerëzore, që shndërrohet në një pikturë absurde të Francis Bacon.  E kur kjo “e kundërt” është grua, fjala, forma, etika dhe estetika, rrëzohen. Mijëra vite qytetërim, ndërtim, shkatërrohen për të dalë në origjinën e mundimshme të epokës së shpellave. Gruaja në Shqipëri nuk ka fituar ende vendin e duhur, nuk them postin e duhur, por vendin e duhur si një bashkëfolëse e barabartë dhe dinjitoze për t’u dëgjuar, pavarësisht mendimeve dhe përkatësive ideore.

Që në fillimet e mia gazetareske jam vetëpërjashtuar nga tavolina e biseda publike pikësëpari nga frika nga vetvetja, se mos sedra ime shqiptare reagon me të njëjtën mënyrë ndaj përbuzjeve burrërore siç përsëritet përdarkë, prej qindra darkash njësoj, këtej e 25 viteve në diskurset publike, por, edhe nga frika dhe vrazhdësia e arroganca e kujt qëndron përballë: Kjo! Kush është kjo! E tha kjo! Foli dhe kjo! Një gjuhë që për fat nuk e kam provuar në rrethin tim familjar. Por kjo nuk mjafton dhe nuk më inkurajon. Siç nuk më inkurajojnë programe e programe institucionesh prestigjoze ndërkombëtare, ndërgjegjësime e financime të shkuara kot, të cilat thërrmohen çdo ditë në shtëpitë, zyrat, tavolinat e mjediset shqiptare duke treguar se nuk kanë pasur asnjë rezultat. Aq më tepër kur fjalët e rënda përdoren nga vetë ata/o që në këto programe kanë qenë herë promovues e herë zbatues të drejtpërdrejtë.

Kur flasim për një grua e me një grua, secili është i lirë të thotë nëse nje punë, një fjalë, një veprim e bëri pëlqyeshëm ose jo, qoftë politikane, mjeke, artiste, shkencëtare, aktiviste, gazetare, por përbuzja, ofendimet, etiketimet, përndjekjet nëpr rrjete sociale, cilësdo spektri të jetës i takojnë, duhet të largohen përgjithmonë nga shoqëria jonë: E kjo përbuzje kaq e dukshme dhe lënduese duhet të zhduket sëpari në familje, pastaj në punë e në vende publike. Asnjë grua shqiptare nuk e meriton.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!