Kur Franz Beckenbaueri
dezinfektonte duart në Rinas

Kur Franz Beckenbaueri<br />dezinfektonte duart në Rinas
Ishte koha kur për kapitalistët, diktatura komuniste kishte vënë rregulla të tmerrshme për të hyrë në Shqipëri. Dhe çmenduria e një sistemi absurd zbatohet natyrisht edhe mbi talente apo njerëz të mëdhenj si Franz Beckenbauer, mbreti i futbollit gjerman.

Është një foto e rrallë e vitit 1971, kur përfaqësuesja e Gjermanisë Perëndimore, alias Republika Federale e Gjermanisë, u ul në tokën shqiptare, një vend i izoluar komunist për të luajtur në kuadër të eliminatorëve të Kampionatit Evropian të vitit 1972. Ndeshje që u fitua nga “dojçët” me rezultatin 1-0.

Regjimi komunist kishte rregulla absurde për udhëtarët që vinin nga “bota kapitaliste”: ata duhet të dezinfektonin duart në një enë qelqi të mbushur me ujë i përzier me klor.
Të njëjtën gjë bëri edhe “Kaiseri” por edhe të gjithë kolegët e tij. Në sfond duket edhe Berti Vogst, i cili shënoi golin ndaj Shqipërisë.

Franz Beckenbauer
(Në foto: Franz Beckenbauer pasi zbriti nga aeroporti i Rinasit, duke dezinfektuar duart në një enë qelqi të mbushur me ujë i përzier me klor)

Akti i dezinfektimit të të huajve që shkelnin tokën shqiptare gjatë kohës së Enver Hoxhës mund të shpjegohet vetëm më një citat të tij që ishte vendosur atë kohë nëpër muret e shkollave, apo institucioneve të tjera sociale: “Pastërtia nuk është virtyt i njerëzve të pasur, por i njerëzve të ngritur ideologjikisht dhe politikisht nga partia” (Enver).

Dhe, derisa Beckenbaueri me shokë nuk e gëzonte privilegjin e të qenit i ngritur ideologjikisht e politikisht, natyrshëm që do i kishte duart e pista, dhe për këtë arsye duhet t’i dezinfektonte para se të hynte në Shqipëri. /Marrë nga tesheshi.com/

Redaksi Online
(f.s/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj