Kur ka përfunduar mandati i kreut aktual të Gjykatës Kushtetuese?
Mandati i kreut aktual të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, i cili ishte tre-vjeçar ka përfunduar që në shtator të këtij viti. Menjëherë pas përfundimit, presidenti Nishani lajmëroi thirrjen krerëve të grupeve parlamentare më 8 tetor për t’u konsultuar në lidhje me emrin e kreut të ri të këtij institucioni.
 
Sa shanse ka kreu aktual Dedja të marrë dhe një mandat të dytë?

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në bazë të ligjit ka gjithë mundësinë për të marrë një mandat të dytë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm në vend. Por duke qënë se tashmë mazhoranca e re përbëhet nga e majta, e cila ka qënë kundër tij në krye të Kushtetueses, mundësitë ngushtohen që ai të rizgjidhet dhe njëherë.
 
Kush mund të ketë mundësinë të pasojë Dedjen në krye të institucionit?
Ka disa kandidatura që mund të propozohen në krye të Kushtetueses nëse nuk dekretohet sërish Dedja. Ata janë anëtarët Vitore Tusha, Sokol Berberi por dhe Vladimir Kristo.

(sg/shqiptarja.com)