POGRADEC- Arrestohet gjatë një aksioni të policisë shtetasi Besnik Tomorri. 40-vjeçarit, gjatë një kontrolli, në një nga lokalet e qytetit, ju gjet në brez një pistoletë e tipit ‘TT’ e cila rezulton të jetë pa leje.

Sipas burimeve, mësohet se i arrestuari banon në fshatin Vërdovë, i cili ndodhet pranë qytetit të Pogradecit. Besnik Tomorri ra në prangat e uniformave blu teksa ishte duke pirë në lokal.

Pasi ka marrë informacion, policia ka shkuar në lokalin ku ndodhej Tomorri dhe gjatë kontrollit  kanë arritur të zbulojnë armën të cilën e mbante në brez. Burime nga policia bëjnë me dije se ndaj të arrestuarit rëndon akuza e armbajtës pa leje.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)