Kur media të bën për një lek

Kur media të bën për një lek

Foto sekuenca nga video e sherrit në Pallatin Mbretëror, 5 mars 2024

Grindja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është përshkallëzuar deri në konfrontim duke nxjerrë në pah anën më të errët të një mosmarrëveshje martesore, tashmë në proces divorci.

Një video që është bërë virale shfaq një gjendje emocionale të ngarkuar të Elias (në dhimbje nuk ka klas) dhe akuza të saj për dhunë fizike dhe verbale të Princit, duke “shkruar” kështu publikisht një tjetër kapitull të trishtë në jetën e çiftit të ri.

Pamjet shfaqin Elia-n duke akuzuar Princ Lekën për sulm ndaj babait të saj. Transmetimi publik i videos ka sjellë një lumë reagimesh në rrjetet sociale, të mbushur kryesisht me meme, shaka, dhe tituj që dukshëm synojnë vetem klikimet.

Ndërkohë që rrjetet sociale gjejnë argëtim në një dramë personale, pakkush mendon për individët e përfshirë e veçanërisht për fëmijën 3 vjeç të çiftit.

Çifti, që deri dje simbolizonte një bashkim modern në kontekstin e historisë së shkurtër të monarkisë së Shqipërisë, tani gjendet në qendër të një cikloni mediatik që banalizon dhimbjen e tyre për gallatë dhe vëmendje.

As Ai dhe as Ajo nuk kanë qenë personazhe skandalesh, por persona publik që kanë harruar që sot nuk mendon kush dy herë të servir në pjate anën e errët të atyre që iu është shembur bota nën këmbë!

Si shoqëri ne ende nuk e kemi përqafuar “divorcin e shëndetshëm”. Rrallë dëgjon për divorc të “lehtë”, dhe divorci bëhet edhe më i traumatik kur drama luhet në syrin publikut.

Barra emocionale e personave të përfshirë, përfshi edhe vajzën e vogël vjen duke u rënduar. Kush ka ndjekur historitë e shkuara dhe bashkkohore të familjes mbretërore britanike e ka të qartë se para se të flasësh për princër e princesha ke të bësh me jetë njerëzore, me po të njëjtat drama, emocione dhe ndjesi si çdokush tjetër. Asgjë e re në këtë botë.

Por natyra e rrjeteve sociale nuk ka në qendër të vëmendjes empatinë dhe njerëzoren, por “biznesin e vëmendjes” dhe spektaklin.

Saga që po kalon L. Z dhe E. Z ngre pyetje për kufijtë e konsumit publik të jetëve private dhe rolin e rrjeteve sociale në tragjedite personale. Ndërsa rrjetet sociale afrojnë vizibilitet dhe ndonjëherë edhe mbështetje, rreziku që edhe dramat t’i trajtojë si komedi mbetet gjithnjë aktual.

Historia që po kalon Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, përtej memeve dhe videove virale, është një kujtesë e zymtë për kostot personale të personave që bëjnë jetë publike

Çdo media kudo në Lindje dhe Perëndim do ta publikonte videon. Ngjarja është publike, çështja ka shkuar në polici dhe gjykatë. Ka interes publik, që në raste si ky, “përkthehet”, në “interesant për publikun”.

P.S. Video e Leka Zogut e dorëzuar në policinë që duam ka përfunduar në media dhe rrjete sociale. Ky është thjesht maskarallëk!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 07/03/2024 12:20

    Si ka mundēsi që medja meret me kshu lloj qenefesh të tipit Afmet hajdut Zogu flliqsir.

    Përgjigju
  • Po mër po: 07/03/2024 08:40

    Në kujtuan se ne shqiptarët e kemi mbajtur me bukë familjen e Zogut (floriri). Ajo thotë e ka mbajtur babai im. Tani videon e nxori kush e nxori, policisë i mbetet dobici në derë, prandaj nuk denoncon njeri si në diktaturë. Kameramani i videos dihet.

    Përgjigju
  • Populli: 07/03/2024 05:20

    Po ate krahasimin me familjen mbreterore britanike ce deshe, na shkrive se qeshuri

    Përgjigju
  • Flos: 07/03/2024 02:08

    Ik e Luti beji hyzmet asaj pasaportes bullgare. Na tregon maskarallekun e Policise ti. A je gazetar a ca je? Ku i ke provat qe e ka nxjerre policia? Apo ecen em fjalen e nipit te Ahmetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite