Kur mungon dashuria… burra e gra veshin uniforma "SS"

Kur mungon dashuria… burra e gra veshin uniforma

Gra që mbështetën lindjen e një diktature

Do të përsëris vetveten duke shkruar sërish për Fortlumturinë e tij Anastas Janullatos, i cili tha: “Dashuria i mban tërë qëniet e arsyeshme në një unitet mistik…” E përsëris, sepse si gazetare, nuk ndjehem mirë që nuk njohëm këtë aspekt të një shqiptaro-greku që e kishim mes nesh për 33 vite. Me veprat e tij dhe me vdekjen e tij sikur tërhoqi vëmendjen, në çastet e fundit të jetës pikërisht në këtë drejtim. Sikur me heshtjen e tij kumbuese donte të na kujtonte se: ... Kemi harruar Dashurinë.

Uroj dhe shpresoj të mos e kem bërë ndonjeherë në jetën time, por edhe nëse e kam bërë, dua të kërkoj ndjesë thellësisht nëse padashur kam shprehur “gëzim” në fatkeqësinë e dikujt tjetër, cilido apo cilado të ketë qenë, çfarëdo të ketë bërë pa i dhënë të ndrejtën e shprehjes, të mbrojtjes, të fjalës. E sidomos, nëse këtë gjë nuk e kam vënë re.

Po ndodh përherë e më shpesh kohët e fundit, por me siguri ka ndodhur edhe më parë e do të ndodhë sërish në të ardhmen, që burra e gra, bashkëatdhetarë, veshin “metaforikisht” uniformat e paramilitarëve të "SS" të kohës së tmerrshme të nazizmit, apo paralajmërues të fashizmit apo të komunizmit më të egë,r dhe gjykojnë, shpallin fajtorë, deklarojnë publikisht “të vdekur” këdo që e mendon ndryshe prej tyre. Pa i dhënë as të drejtën e fjalës, të mbrojtjes, të replikës. “Vendimet” pa gjyq, sa vijnë dhe e rrisin shkallën e egërsisë së tyre, duke krijuar një atmosferë prej ndjenjash të ngrira si në frigoriferët më të akullt që ka prodhuar urrejtja njerëzore.

Për të urryer, justifikimet mund të gjenden në të 100 e sekondës, mund të jenë të panumërta, mund të jenë shumëngjyrëshe; për të dashuruar duhet më shumë sakrificë, ndërgjegje dhe vëmendje, më shumë punë dhe përkushtim, sepse Dashuria trembet nga Urrejtja. Aty ku ka urrejtje, Dashuria fshihet.

Nëse dashuria, siç e thotë Fotrumturia Anastasi i Shqipërisë në intervistën e gjatë dhënë për dy profesorë të Sant Egidio-s, mban në një unitet mistik gjithë qëniet e arsyeshme, çfarë bën urrejtja me njerëzit në përgjithësi, dhe mbi të gjitha, çfarë arrin të bëjë urrejtja me arsyen njerëzore?

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 15/02/2025 10:47

    kur lexoj ket shkrim me vjen ne men klodjana lalla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’