Kur ne të protestojmë për pemët

Kur ne të protestojmë për pemët
Protestat në Stamboll dhe në mbarë Turqinë, pas vendimit të Qeverisë Erdogan për prishjen e parkut të gjelbër dhe ngritjen në vend të tij të një qendre tregtare, kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen e shumë shqiptarëve të drejtë.
Në rrjetet sociale, shumë shkruajnë: Ja si mbushin sheshet turqit për një kauzë kaq fisnike, ndërsa ne shqiptarët, edhe pas 20 vitesh demokraci, mbushim sheshet për të nderuar politikanin e radhës e për t’u nënshtruar! Ky, pak a shumë është thelbi dhe fryma e komenteve.
Në fakt protesta e turqve për prerjen e 600 pemëve është një mrekulli. Eshtë dëshmia se një popull e gjen forcën për të thënë mjaft, kur pushteti ekzagjeron, edhe në emër të zhvillimit dhe mirëqënies. Turqit, - dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme e protestuesve në rrugë e tregon, - janë në një nivel sipëror ndërgjegjeje, ndryshe nga e përgjithshmja jonë. Kultura, mirëqënia dhe boom-i ekonomik i viteve të fundit, i ka ndihmuar ata të arrijnë të duan shumë pemët e të rrezikojnë dhe lirinë e jetën për t’i mbrojtur këto bukuri e vlera të natyrës.
Shqiptarët sot nuk mund të protestojnë për pemët. Për ta bërë këtë, duhet një revolucion i heshtur shpirtëror në ndërgjegjen e seicilit prej nesh. E për të arritur në këtë revolucion, duhet të plotësohen disa nevoja primare dhe elementare, që mesa duket për shumë shqiptarë ende mungojnë: jemi realisht vendi më i varfër në Europë dhe në Ballkan. Kur politikat në Shqipëri do të arrijnë të stimulojnë pasurimin e përgjithshëm të njerëzve dhe jo të mbjellin e rrisin të pasur me privilegje politike, atëherë, ndryshimi është i pashmangshëm: do të mund të protestojmë edhe ne Shqiptarët për mbrojtjen e pemëve.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë