Sheqeri është gjeja e parë që të gjithë mendojmë të heqim dorë kur vendosim se do të ushqehemi shëndetshëm. Por në fakt ka sheqerna të mira, të tilla si kallami i sheqerit ose ato që gjenden në fruta dhe perime që mund t’i bëjnë mirë shëndetit edhe pamjes suaj.
Kur konsumohen në sasi të vogla, sheqernat e mira mund t’iu qetësojë nervat dhe madje mund t'ju parandalojë shtimin në peshë.
Ja se çfarë do të ndodhi nëse do të hiqni dorë nga sheqeri.

- Flokët tuaj mund të rriten më ngadalë
Ndërsa ngrënia e tepërt e sheqerit të rafinuar nuk i bën mirë flokëve tuaj, shtimi i pak kallamsheqerit në dietën tuaj mund të ndihmojë që flokët tuaj të rriten më shpejt, pasi është një diuretik natyral dhe ndihmon në largimin e toksinave dhe largimin e kripës së tepërt nga trupi juaj, duke e bërë më të lehtë punën e veshkave tuaja.
- Lëkura juaj mund të jetë më e ndjeshme
Është e vërtet se sheqeri i tepërt mund të shkaktojë puçrra në lëkurën tuja, por nëse ai do te jetë në sasi të moderuar, atëherë mund t’iu ndihmojë pasi ka veti antioksidante.
- Mund të shtoni kilogramë të tepërt.
Eliminimi i sheqerit nga dieta juaj është një ide e mirë nëse po përpiqeni të humbni peshë. Por privimi i vetes nga ëmbëlsirat mund të çojë në dëshira për sheqer që mund t'ju bëjë të hani tepër.
- Ndryshimet e shpeshta të humorit mund të përkeqësohen
Dietat drastike shoqërohen gjithmonë me ndryshime të mëdha në humor, sidomos kur nga ushqimet tuaja mungon sheqeri. Studimet kanë treguar se ngrënia e një sasie të vogël të çokollatës së zezë çdo ditë mund të ulë nivelet e stresit dhe t'ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe më të lumtur .
- Mund ta keni më të vështirë të përqendroheni
Nuk mund të ngopeni kurrë me çokollatë të zezë dhe lajmi i mirë është se mund t'ju ndihmojë të përgatiteni për një provim ose një prezantim të madh. Çokollata e zezë është treguar se përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe ngrënia e saj mund t’iu rrisë përqendrimin.
Sa sheqer hani çdo ditë? A keni provuar ndonjëherë ta lini plotësisht atë? Pas kësaj as mos e provoni!
J.GJ./Shqiptarja.comKomente

