“Kur perëndon dielli” dhe “Zonja Lu”, artistët shqiptarë interpretojnë këngë e poezi nga karantina

“Kur perëndon dielli” dhe “Zonja Lu”, artistët shqiptarë interpretojnë këngë e poezi nga karantina

Ne foto artistet shqiptare

Artistët shqiptarë nuk ndalin që të përcjellin mesazhe optimiste përmes videomesazheve. Kësaj here artistët shkodranë, në Itali edhe në Austri, janë bërë bashkë për të sjellë në një performacë këngën e njohur “Kur perëndon dielli”. Ndërsa, nga qyteti bregdetar i Vlorës, aktori i njohur Jorgaq Tushe interpreton mjeshtërisht poezinë “Zonja Lu” të Ali Asllanit. Ndërsa, Mimoza Selimi, nga Zvicra realizon në formën më të ndjerë, koncert me detin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Koncert me natyrën, Mimoza Selimi: Kur të mos jem këtu, zëri mbetet për të shtrenjtët e mi (VIDEO)

Si melodi Mimoza Selimi zgjedh zhurmën e dallgëve të detit dhe flladin e erës, edhe me zërin e ëmbël formon një mini-koncert me natyrën. Një dialog përmes këngës, këngëtarja një nga figurat më të dashura, që ka shoqëruar ekranin e RTSH-së ndër vite, rrugëton në kujtime me të afërmit që s’janë më, me këngët “Të më ngresh moj nëne” tek “Do ta pi rakinë” etj., duke ftuar të gjithë prej shtëpive, që të largojnë mërzitjen përmes këngës e dashurisë për jetën.

Ora 14:14
Poezia “Zonja Lu” e Ali Asllanit, mjeshtërisht nga Jorgaq Tushe (VIDEO)

E teksa sfida më e madhe e artistëve të Teatrit Kombëtar gjatë kësaj periudhe kanë qenë mbrëmjet poetike, kësaj here u bashkohet edhe artisti vlonjat i Teatrit “Petro Marko” me poezinë “Zonja Lu” të Ali Asllanit. Në një recitim plot ritëm dhe humor, artisti na tregon se si edhe nga shtëpia mund të mbash pranë vete artdashësit.

Ora 14:11
Vogëlushja vlonjate këndon këngën popullore, “Në degë të selvisë” (VIDEO)

E rritur mes këngës, vogëlushja Alvina Sadiraj nga Kanina e Vlorës, përmes një videomesazhi interpreton këngën popullore “Në degë të selvisë”.

Ora 14:09
Poezia e trishtë “Thesari im” e Bolder, si thirrje për të vizituar dhomat e shpirtit (VIDEO)

Aktori i ri Kristian Koroveshi gjatë këtyre ditëve të vetizolimit nuk ka hequr dorë për të qenë pranë publikut. Përmes poezive që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare edhe të huaj, ai sjell kësaj here “Thesari im” të Sharl Bolder.

Ora 14:05
“Do të jemi bashkë ne të dy” nga artistët shkodranë, si mesazh shprese për të ardhmen (VIDEO)

Artistët shkodranë nuk heqin dorë së qeni pranë bashkatdhetarëve të tyre me muzikë shqiptare. Kësaj here sopranoja Klodiana Brahimi në Itali dhe tenori Elson Braha më Austri interpretojnë në një videomesazh, “Kur perëndon dielli”, me tekst të Zef Lekajt  dhe me muzikë të Leonard Dedës njohur ndryshe, si “Do të jemi bashkë ne të dy”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë