Kur propozoni për martesë
në publik ndodh dhe kështu

Nëse keni vendosur t'i propozoni të dashurës suaj martesë në publik, ju vlen më mirë të mendoheni paraprakisht.

Një "Romeo i Lumtur", vendos t'i propozojë martesë të dashurës së tij në publik, por në vend të kësaj merr një goditje në kokë me kitarë.

Kjo video është bërë në një qendër tregtare në Dubai. Sapo muzika fillon të luajë ai merr mikrofonin dhe fillon të shqiptojë:

propozimi i deshtuar

" Kam një mesazh të veçantë, për një vajzë të veçantë. Këtu është vendi ku ne jemi takuar tre muaj  më parë. Ti je sharmi im, absolutisht gjithcka e imja, unë dua që të gjithë ta dinë që ti me të vertët më ben të lumtur."

Ndërsa vajza përshpërit: " Oh zot i madh të gjithë janë duke na parë ne". Ndërkohë që djali vazhdon: " Kam një poemë të vogël për ty dhe dua që të gjithë ta dëgjojnë këtë".

Vajza thjesht nuk mund të durojë më, merr një kitarë të vogël në duar dhe e godet.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion