Kur teknologjia përdoret për të kërcënuar, arrestohet 28-vjeçari
TIRANË, 5 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Shumë shpesh jemi mësuar ta shohim teknologjinë si një shqisë të 6-të përmes së cilës arrijmë qëllimet tona. Duke nisur nga një komunikim i shpejtë me të tretë, apo dhe njohjeve të reja, ka raste kur kjo “shqisë” përdoret negativisht. Ky është rasti i 28-vjeçari, i cili është arrestuar mëngjesin e […]
/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Shumë shpesh jemi mësuar ta shohim teknologjinë si një shqisë të 6-të përmes së cilës arrijmë qëllimet tona.
Duke nisur nga një komunikim i shpejtë me të tretë, apo dhe njohjeve të reja, ka raste kur kjo "shqisë" përdoret negativisht.
Ky është rasti i 28-vjeçari, i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi ka shantazhuar ish të dashurën e tij, duke e ngacmuar dhe kërcënuar në "viber" dhe kanale të tjera komunikimi përmes teknologjisë.
Sipas burimeve Policore mësohet se Strukturat e Sektorit për Krimet Kompjuterike, pas kryerjes se veprimeve hetimore të shpejta dhe të menjëhershme, kanë realizuar me sukses operacionin policor për arrestimin në flagrancë të shtetasit, Bujar Haka, 28 vjeç, lindur dhe banues në Rinas-Krujë, i padënuar më pare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
Arrestimi i këtij personi, u bë për arsye se, me anën e veprimeve të përsëritura gjatë një periudhe disa mujore, i arrestuari, ka kërcënuar dhe ngacmuar shtetasen me inicialet D.Gj., nëpërmjet dërgimit të mesazheve elektronike me përmbajtje të paligjshme nga aplikacioni kompjuterik "Viber", duke i shkaktuar të dëmtuarës një gjëndje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi dhe frike për sigurinë vetjake, me qëllim për t'a detyruar atë të vazhdonte një lidhje të ndërprerë. Gjithashtu, i arrestuari ka krijuar në mënyrë të paligjshme profile në rrjetet sociale në Internet në emër të të dëmtuarës, duke shkelur të drejtat personale dhe të privatësisë së saj. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy aparate telefonike mobile dhe një pajisje kompjuterike laptop me të cilën i dyshuari ka kryer aktivitetin e paligjshëm.
Në ngarkim të të arrestuarit, u kryen veprimet proceduriale për veprat penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private" dhe "Përndjekja", parashikuar nga nenet 121 dhe 121/a paragrafi i dytë i Kodit Penale, të cilat ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4216
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02