‘Kur u bë president me erdhi një dokument i Fatos Mahmutajt’, Romeo Kara: I neveritur nga korrupsioni i Berishës dhe Metës, akuzat ndaj meje shpifje

Prokurorët morën në pyetje kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta për mbi dy orë për aferën CEZ-DIA ndërsa në dalje të SPAK, ai sulmoi denoncuesin e kësaj afere, Romeo Kara. Ky i fundit në “Studio Live” në Report TV i është përgjigjur akuzave të Metës që i quan shpifje. Kara tregoi se kur Meta është bërë president ka marrë një dokument nga gazetari Fatos Mahmutaj që sipas tij jepte detaje për aferën.

“Unë besoj se Meta e di më mirë se se çfarë raportesh kam me PS. Deri më tani nuk kam asnjë raport, nëse e shikoni me detaje intervistën e tij, unë nuk jam vetë-ofruar dhe as nuk kam bërë ftesë. Ia kam thënë  Metës e mund t’ja them përsëri përballë se jam i lodhur nga të gjitha vjedhjet e [pushtetarëve shqiptarë duke nisur me Metën e Berishën e me disa socialistë. Siç jam shprehur dhe për Ben Ahmetajn Lefter Kokën... Të gjithë kanë të njëjtën fytyrë. Në lidhje me përgjigjet që pati tek unë , është e pritshme i ka vajtuar aty ku nuk shkon më. Që prej 2018 ka qenë kallëzim për pjesën e korrupsionit për aferën Cez-Dia. Prokuroria e atëhershme nuk arritën dot të konkludonin deri te pjesa e korrupsionit. Ditën që është bërë president zotëria, atë ditë kam pasur një material të ofruar nga gazetari Fatos Mahmutaj të zbardhur lidhur me intervistën që gruaja e Ismailajt i kishte dhënë atij. Në korrik të 2017 kur u bë president kam bërë një shkrim duke paralajmëruar se shumë shpejt do ta pasoja me kallëzim.

Unë s’jam në ndonjë aktivitet të PS as nuk kam folur në emër të PS. Meta ta faktojë. Por ka një veçori nga Berisha, nëse Berisha më ka çuar 3 herë për shpifje për të më frenuar që të mos vijoja kallëzimin tim, zotëria ka qenë ndryshe s’ka përdorur paditë për të frenuar kundërshtarët, ka zgjedhur heshtjen. Po ta kisha lidhjen me PS do e kisha pranuar, por nuk e kam gjetur veten kur ta gjej veten do dal të flas dhe në emër të PS. Po që se them unë çfarë unë di për atë do shqetësohet Holanda, Belgjika Ekuadori, por duhet të themi ato që faktojmë. Nëse zotëria fakton se kam përdorur dhunë në familje... Kam jetu dhe unë si i ri kam përdor dhe dhunë, nuk jam krenar kur ka qenë. Por këtu kërkon të fshihet duke mos sulmuar argumentin”.


Lajmi kryesor:

Afera CEZ-DIA, Romeo Kara: Sot pashë një Metë të frikësuar! Shpejt do përballet me akuzën zyrtare, rrezikon të arrestohet! Të merret si provë intervista e gruas së Kastriot Ismailajt


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë