Afera CEZ-DIA, Romeo Kara: Sot pashë një Metë të frikësuar! Shpejt do përballet me akuzën zyrtare, rrezikon të arrestohet! Të merret si provë intervista e gruas së Kastriot Ismailajt

Ilir meta u mor në pyetje sot (8 nëntor) në SPAK për dy orë në lidhje me aferën CEZ-DIA me një dëm në buxhetin ne shtetit prej 414 milionë euro. Ai pretendoi se rihapja e çështjes është politike dhe e bazuar në kallëzimin e një të dënuari për shpifje. Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për aferën CEZ-DIA-n i ftuar në “Studio Live” në Report TV me Arbër Hitajn në përgjigje të Ilir Metës, tha se ky i fundit sot doli i frikësuar nga SPAK dhe me gjasë sipas tij do të përballet me akuzat zyrtare duke rrezikuar edhe arrestimin.

“Unë sot pashë një Metë, nga ai Meta që në 2021 dilte i tërbuar sot doli i frikësuar i tjetërsuar, por provoi diçka që unë paskam të drejtë. Që ai vendimi i Eres paska dalë në dëm të shtetit shqiptar... me disa pasoja në euro. E dyta, miksoi gabimisht dy tre procese. Atje tha që prapë gabimisht që pala çeke është larguar kur ka ardhur qeveria Rama në pushtet”, tha Kara.

“Duke e parë të frikësuar Meta shumë shpejt do përballet me akuzën zyrtare. Rrezikon arrestim. Jemi përgatitur për këtë ditë kemi bërë burg për veçantë për këto persona. Është çështje e re sepse nuk është hetuar fare pjesa e korrupsionit.”.

Si provë për implikimin e Metës në këtë aferë, Kara tha se duhet të merret intervista e Vojsava Ismailajt, bashkëshortes së Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta.

"Një provë intervista e Vojsava Ismailit e dhënë në praninë e avokatit të Ismailajt, të dy gazetarëve, Fatos Mahmutajt, mund të ketë qenë edhe djali i avokatit. Ismailaj dhe njerëzit e tij u bashkuan me grupin e Berishës në 2015 kur Berisha e akuzoi dhe gati u ther me Metën, zotëria tha e kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin. Nuk e ka shpjeguar ende cilat janë dy herët. Nëse Berisha ka thënë sot se Cezi ka qenë privat, si ka mundësi që doje të largoje Cezin ti i heq me dhunë licencën operatorit, ti ke pasur në dorë për ta marrë këtë çështje në dorë të qeverisë dhe nuk e more.

Meta pretendoi se nuk ka asnjë firmë, faktet provohen me prova shkencore dhe me dëshmi. Unë besoj se dëshmitë, edhe gazetari tjetër përveç Mahmutajt do kenë provuar se ajo video që e kam ofruar pas kallëzimit është e vërtetë, e pa manipuluar,. Ne nuk presim të vetë-deklarohet Meta hajdut. Unë mendoj se procesi po shkon drejt mbylljes së hetimit. Duke e parë të frikësuar Meta shumë shpejt do përballet me akuzën zyrtare. Rrezikon arrestim. Jemi përgatitur për këtë ditë kemi bërë burg për veçantë për këto persona."

Dyshimet ndaj Metës i kanë fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, kontratë e cila në vitin 2013, u ndërpre pasi socialistët morën pushtetin. Prishja e marrëveshjes i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro. Për këtë aferë u dënua Kastiot Ismailaj, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, pasi përvetësoi 5 milionë euro nga kompania me fatura fiktive pa mbledhur asnjë borxh nga pagesat e prapambetura. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Avokati Redi Ramaj: Nëse ka avancime hetimesh të Metës në aferën CEZ-DIA, mund t’i komunikohet akuza

 

Avokati Redi Ramaj i ftuar në “Studio Live” në Report Tv u shpreh se nëse ka avancime në hetimet për kreun e PL Ilir Meta në aferën e CEZ-DIA dhe nëse konkludohet se ka elementë të veprës penale do t’i komunikohet akuza.

“Nuk ka imunitet as për hetim as për gjykim dhe për masë sigurie. Mendoj që nëse avancojnë hetimet, duke qenë se është hera e dytë që pyetet Meta, nëse ka avancim në hetime dhe nëse vërteton që është person që ka kryer vepër penale, do ti komunikohet akuza.

“SPAK ka hapur një precedent duke hetuar të paktën për rastin e Berishës apo për inceneratorët, me fakte shkencore që lidhen me organe kolegjiale. 32 vite politika e ka pasur tendencën që drejtësinë ta ketë nën kontroll dhe ia ka arritur ia ka dalë. Tani e tutje shpresojmë të balancohet gjyqësori. Janë dosje që janë të rëndësishme për qytetarët për zbardhjen e të vërtetës. Materialet janë dokumentat shkencore. Debatin ta bëjnë edhe në gjykatë edhe në Prokurori. Të paktën flas për rastin e  Berishës ku kishte disa elementë konkretë. Ka dhënë mesazh SPAK te individë apo te personazhe të rëndësishme të politikës shqiptare.”

Ora 19:21
'Shumë njerëz u hoqën nga puna me dhunë, nga DIA kaluan te CEZ', Romeo Kara tregon provat që ka për Metën për aferën 'CEZ-DIA': Më erdhën në email

 

Juristi i njohur, Romeo Kara në “Studio Live” në Report Tv ka folur për provat që ka ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për aferën “CEZ-DIA” dhe se si i ka siguruar disa prej tyre.

“Në 2010 DIA tenton të lidhë marrëveshje. DIA e krijuar nga njeriu i Metës për të mbledhur borxhet e CEZ. Mori punonjës të CEZ, ambientet e CEZ në shumë raste. U hoqën njerëz nga puna me dhunë në CEZ dhe i mori DIA. Ato borxhe shumë pak do mblidhet DIA, ishin krijuar fiktivisht, ky target do kalonte 50% te CEZ dhe gjysma tjetër te DIA, Kontrata nuk u kalua dhe atëherë hyri në lojë edhe Meta, ka patur kontradiktë këtu me Dritan Priftin. Meta ka bërë vizitë zyrtare me Ismailajn në Pragë, TIMS mund ta vërtetojë. E ka prezantuar si "vëllai im". SIç thotë gruaja e Ismailajt në intervistë, unë kam aplikuar për uljen e çmimit të energjisë elektrike për të favorizuar CEZ. Pas këtyre veprimeve, CEZ e miraton marrëveshjen në 11 shkurt 2011. Në nëntor 2011 kur prishet marrëveshja me CEZ, rritet çmimi i energjisë nga ERE. Oligarkët më të mëdhenj që ka Shqipëria janë të përfshirë aty, kanë marrë 19 mln USD. Meta del që është miku i këtij, ka shkuar në Pragë të prezantojë Ismailajn dhe t'i zgjidhë problemin e kontratës. Nuk lëviz ai pa interes. Sot Meta e pranon që vendimi i ERE ishte i paligjshëm. Vetëm në një dorë ka marrë 10 mln euro. 200 mln lekë në një çantë i janë çuar Metës në shtëpi, e ka thënë Ervis Mata. 6 vjet hetime kaluan në tetor.”

Ai tregon disa prova që i ka siguruar përmes rrjedhjes së email-eve ku flitej për Ilir Metën.

“Provat më të shumta i kam gjetur në vitin 2014-2015 me e-mailet, me një grup emailesh, pasi u bë marrëveshja e kalimit të aksioneve nga CEZ te shteti shqiptar na kanë ardhur mijëra email-e, gabimisht i kanë dërguar në grup dhe na kanë ardhur shumë materiale,. “Takova Ilirin” “Tani mori fund kërcënim i Ismailajt ndaj nesh, me lidhjet e tij politike”.... Ajo që i vuri kapakun është marrja e materialit ditën që u bë president Meta më erdhi dokumenti nga Fatos Mahmutaj... Pastaj ka pasur një transferim zyrash të OSHEE, kam marrë një material e kam kompresuar dhe kam nxjerrë atë material. Kur e ka  marrë Dumani kam thënë që ky do bëjë maksimumin e mundshëm.”

Ora 18:55
‘Kur u bë president me erdhi një dokument i Fatos Mahmutajt’, Romeo Kara: I neveritur nga korrupsioni i Berishës dhe Metës, akuzat ndaj meje shpifje

Prokurorët morën në pyetje kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta për mbi dy orë për aferën CEZ-DIA ndërsa në dalje të SPAK, ai sulmoi denoncuesin e kësaj afere, Romeo Kara. Ky i fundit në “Studio Live” në Report TV i është përgjigjur akuzave të Metës që i quan shpifje. Kara tregoi se kur Meta është bërë president ka marrë një dokument nga gazetari Fatos Mahmutaj që sipas tij jepte detaje për aferën.

“Unë besoj se Meta e di më mirë se se çfarë raportesh kam me PS. Deri më tani nuk kam asnjë raport, nëse e shikoni me detaje intervistën e tij, unë nuk jam vetë-ofruar dhe as nuk kam bërë ftesë. Ia kam thënë  Metës e mund t’ja them përsëri përballë se jam i lodhur nga të gjitha vjedhjet e [pushtetarëve shqiptarë duke nisur me Metën e Berishën e me disa socialistë. Siç jam shprehur dhe për Ben Ahmetajn Lefter Kokën... Të gjithë kanë të njëjtën fytyrë. Në lidhje me përgjigjet që pati tek unë , është e pritshme i ka vajtuar aty ku nuk shkon më. Që prej 2018 ka qenë kallëzim për pjesën e korrupsionit për aferën Cez-Dia. Prokuroria e atëhershme nuk arritën dot të konkludonin deri te pjesa e korrupsionit. Ditën që është bërë president zotëria, atë ditë kam pasur një material të ofruar nga gazetari Fatos Mahmutaj të zbardhur lidhur me intervistën që gruaja e Ismailajt i kishte dhënë atij. Në korrik të 2017 kur u bë president kam bërë një shkrim duke paralajmëruar se shumë shpejt do ta pasoja me kallëzim.

Unë s’jam në ndonjë aktivitet të PS as nuk kam folur në emër të PS. Meta ta faktojë. Por ka një veçori nga Berisha, nëse Berisha më ka çuar 3 herë për shpifje për të më frenuar që të mos vijoja kallëzimin tim, zotëria ka qenë ndryshe s’ka përdorur paditë për të frenuar kundërshtarët, ka zgjedhur heshtjen. Po ta kisha lidhjen me PS do e kisha pranuar, por nuk e kam gjetur veten kur ta gjej veten do dal të flas dhe në emër të PS. Po që se them unë çfarë unë di për atë do shqetësohet Holanda, Belgjika Ekuadori, por duhet të themi ato që faktojmë. Nëse zotëria fakton se kam përdorur dhunë në familje... Kam jetu dhe unë si i ri kam përdor dhe dhunë, nuk jam krenar kur ka qenë. Por këtu kërkon të fshihet duke mos sulmuar argumentin”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [()]<>: 08/11/2023 20:23

    Ilir Metà bashke me Moniken kan drejtu partine BORDELLO te LSI asht ken kthy prostitucion i gjalle por nuk i hap kush ato letra ne plazhin gjoja te rinise ku primar ishte seksi.......po ju vjen funi e tapo i lajn te tana ça i kan ba kti populli.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja