Kura kundër koronavirusit, CDC bën hapin e parë për tejkalimin e situatës kritike/ FDA: Laboratorët e tjerë të përdorin testin e zhvilluar të CDC

 Kura kundër koronavirusit, CDC bën hapin e parë për tejkalimin e situatës kritike/ FDA: Laboratorët e tjerë të përdorin testin e zhvilluar të CDC

1580870285_httpcom.ft.imagepublish.uppprodus.s3.amazonaws.jpg

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) ka lëshuar një autorizim emergjence për të lejuar laboratorë të kualifikuar të përdorin testin koronavirus Wuhan të zhvilluar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). CDC ishte laboratori i vetëm në Shtetet e Bashkuara në gjendje të provonte testimet për koronavirusin e ri.

Diagnostifikimi është autorizuar të përdoret për pacientët që plotësojnë kriteret CDC për testim, dhe nga laboratorë të kualifikuar të caktuar nga CDC ose të certifikuar për të kryer teste të ndërlikueshmërisë së lartë. Testi mund të zbulojë koronavirusin Wuhan nga tamponet e hundës ose gojës.

Që nga e hëna, CDC ka mbajtur nën vëzhgim për virusin 260 pacient- 11 prej të cilëve ishin testuar pozitivë, 167 negativë dhe 82 ishin akoma në pritje.

Janë 11 raste të konfirmuara të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, gjashtë prej të cilave janë konfirmuar në Kaliforni, një në Massachusetts, një në shtetin Uashington, një në Arizona dhe dy në Illinois.

Përmes një deklarate për shtyp FDA bëri me dije se: “Rezultatet negative nuk e parandalojnë infektimin me virusin.” Sipas, FDA rezultatet negative duhet të kombinohen me vëzhgimet klinike, historinë e pacientit dhe informacionin epidemiologjik.

"Që nga shfaqja e parë e kësaj epidemie, ne kemi bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë në qeverinë amerikane dhe në mbarë globin për të përshpejtuar zhvillimin dhe disponueshmërinë e produkteve mjekësore kritike për t’i dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo vazhdon të jetë një situatë në zhvillim dhe aftësia për të shpërndarë këtë test diagnostikues në laboratorë të kualifikuar është një hap kritik përpara në mbrojtjen e shëndetit publik," tha Komisioneri i FDA-së Dr Stephen Hahn në një deklaratë."

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SH.BA-së deklaroi të premten koronavirusin e ri si një emergjencë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 493 numri i të vdekurve, rreth 771 persona të tjerë në gjendje kritike për jetën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën