Pija Bimore Kundër Dhimbjes së Mesit
Dhimbja në trup aktivizohet dhe shtohet si pasojë e një enzime specifike që quhet Cyclo-Oxygenase 2 (COX-2).
Medikamentet farmaceutike që rekomandohen në këtë rast kanë si funksion pakësimin dhe pengimin e aktivitetit të kësaj enzime. Studime të shumta kanë konfirmuar se një përbërës aktiv i shafranit të Indisë që quhet Kurkumina, arrin të bllokojë enzimën COX-2 dhe të largojë dhimbjen.
Shkencëtarët shprehen se pirja e çajit të shafraint të Indisë çdo ditë mund të zgjidhë problemet me dhimbjen e mesit.
Përbërësit për Çajin e Shafranit të Indisë:
Ujë të pijshëm
Shafran pluhur
Lëng limoni
Mjaltë
Hidhni katër gota me ujë në një çajnik. Pasi të ketë marrë valë, shtoni një gjysëm luge me shafran pluhur. Lëreni të ziejë për 10 minuta dhe më pas hiqeni çajnikun nga zjarri. Lëreni çajin të ftohet për 5-10 minuta. Filtrojeni lëngun në një gotë qelqi dhe më pas shtoni lugë çaji me lëng limoni. Sipas dëshirës ju mund të shtoni mjaltë për ta ëmbëlsuar. Shijojeni çajin ndërkohë që dhimbja largohet. AgroWeb
e.gj/Shqiptarja.com