PRISHTINE- Mijëra besimtarë myslimanë në Kosovë, kanë kryer sot faljen e Kurban Bajramit, ndërkohë që në Tiranë u bë dje. Manifestimi qendror i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dërguar mesazhin e kësaj feste për të gjithë qytetarët e vendit. Ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve për solidaritet, paqe dhe tolerancë.
Selinë e Bashkësinë Islame të Kosovës e kanë vizituar përfaqësues të institucioneve të vendit dhe partive politike, si dhe të institucioneve të tjera.
Me rastin e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë ia kanë uruar të gjithë personalitetet e poitikë së Kosovës si Presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, etj.
Edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Bashkësinë Islame dhe ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke rikujtuar sakrificën e popullit të Kosovës, por edhe tolerancën ndërfetare në vend.
LEJOHEN BANORET TE KALOJNE NE VERI
Një ndër ritet e kremtes së Kurban Bajramit është edhe vizita nëpër varreza.
Për qytetarët e Mitrovicës edhe 12 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, kjo vazhdon të bëhet nën shoqërimin e policisë.
Rojet serbe kanë lejuar banorët në veri që të vizitojnë varrezat, por për shkaqe sigurie dhe nga numri i madh i atyre që vizituan sot vendin ku prehen më të dashurit e tyre, shoqërimi u bë nga policia me autobusë dhe me turne.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com