Me rastin festës së Kurban Bajramit politikanët shqiptarë kanë uruar shqiptarët duke përcjellë mesazhe urimi.
Ndër të parët të cilët ishin të cilët vizituan selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Krygjyshatën Botërore të Bektashinjve ishin kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidenti Ilir Meta.
Gjithashtu, urime pranë KMSH dhe Kryegjyshatës së Bektashinjve ka bërë edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.
Meta: Çlirim nga brengat e vështirësitë
Presidenti Ilir Meta ka uruar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.
Kreu i shtetit zhvilloi një vizitë te Komuniteti Mysliman, nga ku përcolli mesazhe për paqe dhe harmoni.
“Në këtë ditë të shenjtë, dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë por edhe të gjithë qytetarët për sakrificat e tyre. Uroj që kjo ditë ripërtëritje besimi të shërbejë për të çliruar shpirtrat nga brengat e vështirësitë e përditëshme e t’u japë më shumë forcë e besim për të ardhmen.
Në këtë ditë sakrificash do të uroja për të gjithë shoqërinë e familjet tona me shumë paqe, mirëqenie, harmoni dhe mbi të gjitha dashuri për njëri-tjetrin”, u shpreh presidenti Meta.
[gallery]23705[/gallery]
Veliaj uron Kurban Bajramin: Xhamia e re hapësirë për qytetin e besimtarët
Gjatë urimit të tij nga selia e KMSH me rastin e Kurban Bajramit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se puna për ndërtimin e xhamisë po vijon dhe pritet që ajo të hapet vitin e ardhshëm
"Ju uroj të gjithëve Gezuar Bajramin.Xhaminë do e hapim pas një viti dhe me në fund komuniteti mysliman i Tiranës do të ketë një hapësirë për besimtarët, por kjo xhami do të jetë hapësirë edhe për qytetin, do të ketë qendër kulturore, do të ketë muzeun më unik në Evropë të bashkëjetesës fetare dhe besoj se harmonia fetare nuk duhet marrë si e mirëqenë, por duhet të kurohet”, deklaroi Veliaj.
Veliaj shtoi se bashkia e Tiranës do të jetë në qendrat sociale gjithë ditën për të shpërndarë për njerëzit në nevojë vaktet e Bajramit.
“I ftoj qytetarët që me të njëjtën mirësi që funksionojnë sot, të funksionojnë përditë. Ne si qytet mundohemi që të jetojmë çdo ditë me këtë mision.Kjo është një festë për të shpërndarë mirësi dhe përkujdesje dhe është diçka që duhet praktikuar çdo ditë”, u shpreh Veliaj.
Basha: Lutje për të varfrit dhe të sëmurët
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka apeluar për më shumë vëmendje për të varfrit dhe të sëmurët, në ditën e Kurban Bajramit.
Nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kreu demokrat u shpreh se kjo është një ditë feste dhe solidariteti mes njerëzve, ndërsa lutjet dhe mendimet e mia, theksoi ai, janë për personat në nevojë të vobektit, për të moshuarit, të sëmurët, në veçanti për fëmijët.
“Dua t’u uroj të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Është një ditë feste dhe solidariteti mes njerëzve, është dita kur individi dhe shoqëria bashkohen me përkujdesin e më të pamundurve. Ndaj sot mendimet dhe lutjet e mia janë për më të pamundurit, të vobektit, për ata që jo vetëm sot por shumicën e vitit i kanë tryezat bosh, natyrisht për të moshuarit, për të sëmurët, në veçanti për fëmijët. Lutjet dhe mendimet e mia janë për një shoqëri më solidare të zemrës së dhembshur, për një shoqëri me më shumë mundësi, që jo vetëm ditën e Kurban Bajramit, jo vetëm ditën e festave, tryezat e shqiptarëve të jenë plot, buzëqeshja të kthehet në fytyrat e fëmijëve dhe familjeve të pamundura. Kjo është dhe një ditë përkushtimi, zotimi dhe kujtimi për përgjegjësitë e gjithsecilit në raport me një shoqëri më të drejtë dhe në veçanti për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës”, u shpreh Basha.
/Shqiptarja.com

VIDEO