TIRANE - Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, ka zgjedhur të ulet në një tryezë me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”. Duke lënë mënjanë petkun e ministrit, Veliaj është shfaqur tepër sportiv, ndërsa ka zgjehdur t’u shërbejë vetë fëmijëve të “Zyber Hallullit”.
Të gjithë së bashku urojnë njëri tjetrin për një jetë të begatë dhe të lumtur dhe që ta gëzojnë Festën e Kurban Bajramit. Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” të lumtur nga ardhja e ministrit në shtëpinë e tyre, e urojnë vazhdimisht, e përqafojnë dhe i bëjnë edhe foto.

FOTO të tjera
Në këtë drekë ka qënë i pranishëm edhe kryetari i Komitetit Shetëror të Kulteve Ilir Hoxholli, i cili ka dhënë urimin e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Kjo është një ditë e gëzueshme dhe është dhe një vëmëndjeje për fëmijët të cilët e kanë shumë të vevojshme që të jenë pranë njerëzve sa më të afërt, për të gëzuar dhe ata në këtë ditë Bajrami.” tha Hoxholli
Nga prezenca e mysafirëve shihet mjaft mirë buzëqeshja dhe lumturia në sytë e këtyre fëmijëve. Falë pranisë së tyre, fëmijët ndjejnë se nuk janë vetëm.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Të gjithë së bashku urojnë njëri tjetrin për një jetë të begatë dhe të lumtur dhe që ta gëzojnë Festën e Kurban Bajramit. Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” të lumtur nga ardhja e ministrit në shtëpinë e tyre, e urojnë vazhdimisht, e përqafojnë dhe i bëjnë edhe foto.

FOTO të tjeraNë këtë drekë ka qënë i pranishëm edhe kryetari i Komitetit Shetëror të Kulteve Ilir Hoxholli, i cili ka dhënë urimin e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit.