Kurban Bajrami, vipat urojnë
në Facebook e Twitte
Besimtarët e fesë myslimane festojnë sot ditën e Kurban Bajramit. Gjatë kësaj dite feste nuk mund të mungonin edhe urimet e personazheve të njohur shqiptar dhe kosovar të cilët kanë shfrytëzuar
Besimtarët e fesë myslimane festojnë sot ditën e Kurban Bajramit. Gjatë kësaj dite feste nuk mund të mungonin edhe urimet e personazheve të njohur shqiptar dhe kosovar të cilët kanë shfrytëzuar hapësirat që ofrohen prej rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter për të shprehur urimet e tyre.
Disa prej personazheve të njohur të cilët kanë uruar këtë ditë kanë qenë kantautori Florian Mumajesi, këngëtarja Genta Ismaili, Vedat Ademi, Rona Nishliu, Tuna Sejdiu, modelja Vildane Zeneli etj.
Edhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea ka shprehur urimet e tij në këtë ditë festive.
"Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë miqve që e festojnë sot, ditën e shenjtë!",-ka shkruar Gjebrea.
“Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin,shëndet begati dhe mirësi kudo në familjet tuaja”,-ka shkruar Vedat Ademi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Urime Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman. Fati, mbarësia, paqja dhe lumturia gjithmonë ju shoqëroftë në jetët tuaja,”- ka uruar këngëtarja Genta Ismaili në Twitter.
Mesazhet kryesore të transmetuara prej tyre kanë patur në fokus paqen dhe lumturinë duke iu bashkuar atmosferës festive të kësaj dite.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
27/5
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
21.6%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Alkooli shkakton kancer’, Altin Joka: Edhe një lugë çaji alkool ka efekte kancerogjene
9 Tetor, 16:01
-
Mziu cënoi fizikisht Milva Ekonomin, gratë deputete të PS: Sulm ndaj koleges sonë! Akt i papranueshëm ndaj atyre që luftojnë për një shoqëri të drejtë
9 Tetor, 16:00
-
Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent
9 Tetor, 15:55
-
Dramë për Dani Carvajal, mund të mos luajë më futboll! Mjeku: Shanset janë 50 përqind
9 Tetor, 15:55
-
FOTO+DETAJE/ Lulzim Toci mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali! Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën
9 Tetor, 15:47
-
Himarë/ Kishin humbur rrugën në Malin e Çikës, policia shpëton turistet gjermane
9 Tetor, 15:40
-
Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Nis në tru
9 Tetor, 15:34
-
Eduard Zaloshnja: Çereku i elektoratit kryeqytetas është gri
9 Tetor, 15:25
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Dështoi te Milani, Lucas Paqueta rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli! Tërbohen te West Ham
9 Tetor, 15:23
-
Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ja agjenda e vizitës së presidentit turk
9 Tetor, 15:17
-
Tepelenë/ 'Tempulli' prangos 48-vjeçarin, u kap me 2,4 kg hashash në banesë
9 Tetor, 15:16