“Kurbatkat” është premiera më e re në Teatrin e Metropolit, e cila do të sjellë më tepër ngjyra për më të vegjëlit gjatë ditës së verës.
E sjellë në formën e balet-teatrit nga koreografi i njohur Llaqi Nako, i cili përmes trupës së tij të baleti me fëmijë ka për qëllim të përçojë jo vetëm argëtim për publikun e vogël, kjo premierë do të tregojë edhe një mesazh social mjaft të rëndësishëm.
Në fokusin e shfaqes “Kurbatka” është komuniteti rom, i parë në këndvështrimin e cilësive që kjo pakicë shoqërore mbart.
Sipas Nakos ky ëshët një komunitet i cili ka shumë vlera për të dhënë por asnjëherë nuk është bërë mjaftueshëm për të përmirësuar jetesën e tyre.
"Nisemi nga mënyra se si jetojnë, nga kushtet ekonomike. Janë në një mjerim të vërtet. Unë nuk kam marr këtë anë, kam marrë anën tjetër që këtë fakt që e di gjithsekush dhe pa e prekur këtë skenë. Kam marr përsipër të tregoj që këto njerëz janë për çdo ditë dhe më shumë se gjysmën e ditës në kazanët e plehrave dhe janë gjithë ditën duke kënduar" - shprehet koreografi Nako
Në shfaqe një grua e këtij komuniteti gjen në një kazan plehërash një foshnje për të cilën kujdeset pa nguruar asnjë çast, duke e trajtuar si fëmijët e saj.
Përmes ngjyrave, lëvizje koreografike dhe çiltërsisë së fëmijëve merr jetë kjo shfaqe e cila do të ketë premierën e saj më 14 mars gjatë paradites në ambietet e Teatrit të Metropolit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
komunitetit rom përmes balet-teatrit">