KURBIN - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një 17-vjeçare i ka dhënë fund vetes duke u vetëvarur në pemë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Mali i Bardhë në rrethin e Kurbinit.

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pa jetë të 17-vjeçares Aurela Nika, të cilët lajmëruan policinë.

Ende nuk dihen shkaqet e vetëvarjes së adoleshentes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që shtynë 17-vjeçaren t’i japë fund jetës së saj në mënyrë tragjike.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)