KURBIN - Viktima e gjetur një ditë më parë në një kanal në Fushë Gjorm të Kurbinit është varë me armë zjarri. Ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar ne trupin e 24 vjeçarit Marsel Paja nga Fushë Mamurras i Kurbinit ka plagë të shkaktuara me armë zjarri. Policia hedh dyshime se viktima mund të jetë vrarë më parë dhe është transportuar drejt Fushë Gjormit për të fshehur gjurmë, pasi në vendngjarje nuk janë gjetur njolla gjaku.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes policia gjeti pranë trupit të viktimës një telefon celular në gjendje pune, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po analizohen të gjitha tabulatet telefonike të tij të kryera gjatë dy diteve të fundit. Gjate ditës se djeshme policia e Kurbinit shoqëroi dhe mori në pyejte disa persona që kanë patur njohje me viktimën, por nuk ka asnjë të dyshuar konkret në lidhje me këtë ngjarje.
Viktima Marsel Paja u gjet i vdekur në një kanal të Fushë Gjorm të Kurbinit ishte i martuar dhe me një fëmijë ndërsa për policine ka rezultuar të jetë proceduar më parë për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Policia nuk ka bërë të ditur ende pistën kryesore të hetimet në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa nuk përjashton mundësine e ndonje konflikti familjar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com