Një operacion i policisë i koduar “Laguna” ka çuar sekuestrimin dhe asgjësimin e 100 bimëve kanabis.
Në përfundim të aksionit janë arrestuar tre persona.
Në pranga ka rënë Lefter Seli, 43 vjeç, banues në Kuribin, i cili kishte rolin e punëtorit në parcelë. Gjithashtu është arrestuar edhe Saba Çelu, 56 vjeç, kultivues i kanabisit dhe Jonuz Piri, 25 vjeç, i cili ishte financuesi i kultivimit të bimës narkotike.
Njoftimi i policisë:
Me datë 29.08.2017, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Laguna".
Si rezultat i tij , në vendin e quajtur "Stomi i Stakes" , në kënetën e Patokut në Kurbin , u konstatuan 100 bimë narkotike cannabis sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore, falë një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
- Lefter Seli , 43 vjeç, banues në Kurbin ( punëtor në parcelë )
- Saba Çeku , 56 vjeç , banues në Patok ( kultivuesi i bimës narkotike)
- Jonuz Piri, 25 vjeç, banues në Shkodër ( financuesi i kultivimit të bimës narkotike)
Vepra penale në ngarkim të tyre "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com