KURBIN - Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një apartamenti në katin e katër të një pallati në qytetin e Laçit. Ngjarja është shënuar gjatë natës në lagjen nr 2 ndërsa nga të shtënat kanë thyer xhamat e ballkonit të banesës por fatmirësisht nuk ka patur përsoan të lënduar.

Gjithashtu të shtënat kanë krijuar panik tek banoret e pallatit të cilët kanë njoftuar policinë e Kurbinit për ngjarjen. Mësohet se në momentin kur është qëlluar me armë brenda në banesë kanë qenë 4 pjestarë të një familje të cilët kanë shpëtur nga breshëria e plumbave.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarje, ndërsa janë marrë në pyetje edhe pjestarët e familjes që dyshohet të kenë qenë objektiv i atentatit. Gjatë dëshmisë së dhënë prej tyre në polici ata kanë treguar se nuk kanë patur konflikte me ndonjë përson. Duke ju refëruar këtyre të dhënave policia dyshon se mund të jetë qëlluar nga një përson në gjedje të dehur, kjo pasi gjatë mbrëmjes së kaluar ka patur dhe një festë fetare në qytetin e Laçit.

Në lidhje me ngjarjen policia bëri të ditur se janë shoqëruar disa përsona të cilët kanë dijeni për ngjarjen por ende nuk ka asnjë përson të arrestuar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)