KURBIN- Drejtori i Uzinës së Superfosfatit në Laç është ekzekutuar mbrëmë para banesës së tij me 20 plumba automatiku. Policia identifikoi si autorin e dyshuar të ngjarjes, kushëririn e viktimës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në fshatin Shullaz të Kurbinit ku Ramazan Lama, 56 vjeç dyshohet se është qëlluar me armë nga djali i xhaxhait të tij, Fatmir Lama, 46 vjeç. Policia e njoftuar për krimin, mbërriti në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.
Autori i dyshuar, Fatmir Lama u arrestua menjëherë nga forcat e policisë dhe u mor në pyetje për zbardhjen e shkaqeve. Ka qenë e kotë ndërhyrja për të transportuar 56-vjeçarin në spital, pasi ai ndërroi jetë në vendngjarje.
Ngjarja
Rreth orës 21:00 të së mërkurës, Ramazan Lama, 56 vjeç është afruar në banesën e tij në Shullaz të Kurbinit dhe ende pa zbritur nga automjeti tip-Fuoristradë, një breshëri automatiku është zbrazur në drejtim të tij.
Të shtënat janë dëgjuar nga familjarët e 56-vjeçarit të cilët kanë dalë menjëherë nga banesa. Ata kanë gjetur kryefamiljarin të gjakosur brenda në automjet dhe janë përpjekur t’i japin atij ndihmën e parë por ka qenë e kotë, pasi Lama ndërroi jetë në vend. Pas krimit, autori u largua me shpejtësi por u kap nga policia pak minuta më pas.
Hetimi
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia, thanë se pranë vendit të krimit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 gëzhoja, ndërsa pas hetimeve të para u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili rezulton të jetë Fatmir Lama, kushëri me viktimën. Policia gjeti edhe armën me të cilën është ekzekutuar 56-vjeçari.
I dyshuari u izolua në ambientet e komisariatit të Kurbinit ku është marrë në pyetje deri në orët e vona të mbrëmjes për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Policia tha se mes dy kushërinjve kishte pasur një konflikt prej disa kohësh.
Dyshohet se Fatmir Lama i ka zënë prit djalit të xhaxhait pranë banesës dhe e ka ekzekutuar atë me breshëri plumbash. Mësohet se viktima ishte drejtori i Uzinës së Superfosfatit në Laç. Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe të afërmit e viktimës dhe autorit me qëllim zbardhjen e konflikteve midis tyre.
Shkrimi u publikua sot (06.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com