LAÇ- Një vrasje mes të afërmish ka ndodhur para pak minutash në një fshat në Kurbin. Nga Kurbini mësohet se një konflikt mes dy të afërmish ka përfunduar në vrasjen me armë zjarri e njërit prej tyre.

Policia lokale që ka mbërritur në vendin e ngjarjes bën të ditur se viktima është Ramazan Lama, 50 vjeç,i vrarë me armë zjarri tip kallashnikov nga Fatmir Lama 65 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shullaz në rrethin e Kurbinit në Laç në orën 21:30 në një ambient lokali.

Pak orë pas vrasjes policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje. Sipas policisë vrasja ka ndodhur për motive pronësie, pas një konflikti për prerjen e disa pemëve nga autori i vrasjes në tokën e viktimës.

 Ndërsa personi që u vra ishte drejtor i uzinës së superfosfatit në Laç, policia bën me dije se viktima Ramazan Lama, kishte denoncuar në polici aktin e prerjes së pemëve, dhe kjo është bërë shkas për vrasjen nga i afërmi Fatmir Lama.

Forcat e policisë pak minuta pas ngjarjes kanë arrestuar këtë të fundit.
 
Kjo është vrasja e dytë në më shumë se 24 orë, ku dy vëllezër, Andrea Cara 27 vjeç dhe Endri Cara 30 vjeç u vranë në qendër të Laçit në një lokal. 

vrasja ne mirdite

vrasja ne mirdite
(Foto Shqiptarja.com: Vendi ku ndodhi vrasja)

Redaksia online
(d.d/esh/shqiptarja.com)