Një sasi prej 190 kilogramësh lëndë narkotike marijuanë janë sekuestruar nga policia e Lezhës gjatë 12 orëve të fundit.

Sekuestrimi i kësaj sasie u bë në kuadër të operacionit të koduar “Horizont”, të zhvilluar në Lezhë dhe në Kurbin.

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar 4 persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
 
Fillimisht në Kurbin , u arrestuan 3 persona ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.
 
Konkretisht  në Kurbin , në vendin e quajtur Fushë - Mamurras , u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg.
 
U arrestuan në flagrancë të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike:
 
- Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë
-Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë
- Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë
 
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
 
Pastaj në Lezhë u arrestua 1 person si dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.
 
Konkretisht, në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë si posedues i saj.
 
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com