Aksident tragjik në Kurbin, makina bie në kanal, humbin jetën tre të rinj/FOTO+VIDEO

Një tjetër aksident tragjik ka përgjakur sërish rrugët e vendit, me pasojë vdekjen e tre personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një makinë ka përfunduar në kanal dhe është përmbysur, duke ju marrë jetën tre të rinjve, Juli Margjini, 22 vjeç, banues në Tiranë, Kombinat, Simon Kaza, 20 vjeç, banues në Adriatik, dhe Bert Marku, 17 vjeç, banues në Adriatik.

Burime të Report Tv nga policia bëjnë me dije se makina tip Lancia AA 389 MO ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, ku gjatë një manovre për të shmangur një gropë në rrugë, ai ka rënë nga ura, duke përfunduar në kanal.

Informacion paraprak i policisë:
Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO, i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat - Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik - Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik - Kurbin. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Report Tv sjell foto nga vendngjarja, ku siç duket makina është shkatërruar plotësisht, ndërsa aty ndodhen dhe banorë të shumtë, të cilët janë të tmerruar nga ngjarja tragjike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Rruga 'e vdekjes' në Kurbin, në pak vite mori 6 jetë njerëzish, kalvari i aksidenteve tragjike

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në Kurbin. Një qytetar ka kontaktuar në Report Tv, duke theksuar se ky është aksidenti i tretë me pasojë vdekjen në këtë vend.

Sipas këtij qytetari, vetëm një vit më parë dy familje, në tentativë për të larguar një gropë, kanë përfunduar me makinë në kanal, ku për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Lekë Kola.

Ndërkohë, pesë vite më parë, një tjetër aksident tragjik është shënuar në fshatin Adriatik të Kurbinit, në po të njëjtin vend. Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona nga Mamurrasi.

Shkak për këto ngjarje tragjike, që kanë tronditur jo pak Kurbinin dhe mbarë opinionin publik, është bërë rruga jashtë standardeve, pa anësore dhe me gropa. Janë 7 km rrugë tërësisht e dëmtuar dhe problematike, që kanë shkaktuar deri më tani 6 viktima.

Ora 16:15
Aksidenti tragjik në Kurbin, të rinjtë ishin në festë dhe pinë alkool, ja emrat e tyre

Report Tv ka zbardhur emrat e viktimave të aksidentit tragjik të Kurbinit. Mësohet se kanë humbur jetë shtetasit:

1. Juli Margjoni, 22 vjeç, banues ne Tirane, Kombinat,

2. Simon Kaza, 20 vjeç, banues ne Adriatik dhe

3. Bert Marku, 17 vjeç, banues ne Adriatik.

Tre të rinjtë kanë qenë duke konsumuar drekë në Kurbin, ku mendohet se aty kanë konsumuar dhe alkool, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 02/05/2018 10:57

    panvaresisht se kemi mbi 20 vite qe paguajma tax rruge ,rruget ne shqiperi nuk kane per tu bere kurre.,deri sa kemi ne krye hajdutet e kombit.

    Përgjigju
  • Opinion.: 01/05/2018 18:22

    Kjo eshte tragjedi kombetare. 2 police para 2-3 dite rane ne lume ne kosove dhe as kufomat nuk ju gjinden,+ 2 sot ne shqiperi,kjo eshte shuarje kombi. Ne kosove as policia nuk dijn ti drejtojn makinat,se kane patenta falce si te gjithe banoret e kosoves. e them falce se nuk kanw asgje identike lejet e grahjes se vatyrave me patent shoferat e evropes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri