KURBIN - Një aksident i rëndë ka ndodhur përgjatë superstradës në afërsi ët fshatit Adriatik në Kurbin duke mbetur një person i plagosur rëndë. Raportohet se një automjet tip Toyota me targë AA264JD ka përplasur një motor, drejtuesi i së cilës, F.Sh, 27 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë.
27- vjeçari është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë nga ana e policisë së shtetit raportohet se drejtuesi i automjetit V.M, 55 vjeç është ndaluar nga blutë deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com