KURBIN - Teksa 90 për qind e banorëve te fshatit i përkasin besimit mysliman, kjo nuk i ka penguar ata të kontribuojnë në rindërtimin e kishës si një dhuratë për bashkëfshataret e tyre të besimit katolik. 

Personazhet e kësaj historie janë banoret e fshatit Male Bardhë në Komunën Milot të Kurbinit. 

Harmonia dhe bashkëjetesa fetare që ka përcjellur prej vitesh këta banorë ka marrë edhe vëmendjen e ambasadës amerikane në vendin tonë. 

Nëpërmjet zëvendës-ambasadorit Henri Zhardin atyre u është dhënë çmimi i parë i nismës ‘act now’ që simbolizon përpjekjet e këtyre banorëve për ta bërë fshatin e tyre një vend ku çdo njeri mund të jetojë. 

Në ceremoninë e organizuar në përurimin e Kishës së Shën Mëhillit ishin të pranishëm të gjithë banorët pa dallim feje, por që demonstrojnë një rast unik dhe respekt reciprok ndaj njeri-tjetrit. 

Kanë festuar e qarë sëbashku, ndaj nuk mund të jenë të ndarë. Banorët shprehen se do ta përcjellin edhe te brezat këtë traditë të hershme dhe bashkëjetesën e tyre pa marrë parasysh besimin që kanë. 

kisha

Megjithëse marrin vlerësime për këtë vëllazëri që i ka shoqëruar ndër vite, katolikë e myslimanë në fshatin Male Bardhë te Milotit kërkojnë që atyre t’u mundësohet edhe rruga, kjo si një mënyrë për ta pasur akoma më të lehtë jetën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)