Kurbin, në pranga 3 vëllezër për
kultivimin e 837 rrënjëve kanabis

Tre vëllezër kanë rënë në pranga në vijim të punës për goditjen e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, efektivat e policisë të Komisariatit Kurbin në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë evidentuar në fshatin Skuraj Lezhë , 13 parcela te mbjella me 837 bime narkotike te cilat jane asgjesuar me ane te djegies.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i tre vëllezërve: Asllan Frati,  52 vjeç. Arben Frati, 36 vjeç Fatmir Frati, 44 vjeç. Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë A.Frati, vëllai i katert, për veprën penale  "Mbajtie pa leje te armeve sportive.

Parcelat ndodheshin përballë shtëpive së vëllezerve Frati. Gjithashtu policia  ka ushtruar kontroll në banesat e tyre ku tek banesa e Asllan Fratit ka sekuestruar 235 gr lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kurbin për  veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike’’ " Prodhim e shitje te narkotikeve" dhe "Mbajtie pa leje e armeve sportive".

Gramsh, sekuestrohen 14 kg kanabis e asgjesohen 1017  bimë narkotike 
Më datë 19.09.2015,  nga ana e Specialistëve të  Seksionit kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit Pogradec, u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Xhevdet  Mollaj, vjeç 50, banues fshatin Kukur ,Gramsh.

Aleks (Algert) Fetau, vjeç 26, banues në  fshatin Gribë, Gramsh.Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar, në datë 18.09.2015, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë” në  Gurr  Top, të rrethit Pogradec, në dy parcela, janë gjetur dhe  sekuestruar :

1017 rrënjë, bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva si dhe Një sasi prej 14 kg e 230 gram, bimë Cannabis Sattiva në gjëndje të thatë. 

Këta dy shtetas, dyshohet se janë kultivuesit e bimëve  narkotike, si edhe posedues të sasisë të mësipërme, prej 14 kg e 230 gr, e cila u gjet pranë parcelave të  kultivuara.
Bimët  narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën  në  cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2 e  284/2  të  Kodit  Penal. 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme